E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shpejtësi skëterre", që kushton një jetë

Një shtetas ka humbur jetën dhe një tjetër është në gjendje të rëndë, për pasojë të një aksidenti të rëndë automobilistik. Ai ka ndodhur në rrugën nacionale në afërsi të fshatit Bamatat. Makina e tipit "Mercedes Benz", me targa GJ4004B, është përplasur me kamionin me targa SR6422B, që drejtohej nga 29-vjeçari Emiliano Murataj, banor i Sarandës. Burime policore kanë pohuar se vetura që ecte në drejtim të Delvinës, në kushtet kur ka qenë me shpejtësi rreth 160 km/orë, i ka prerë rrugën dhe është përplasur me kamionin në afërsi të pikës së karburantit "Kristal Oil". Menjëherë pas përplasjes mësohet të ketë gjetur vdekjen shtetasi Endri Merkaj, 34 vjeç, që ka qenë në vendin e udhëtarit, ndërkohë që drejtuesi i veturës, Asqeri Çako, ka marrë goditje të rënda, por gjendet jashtë rrezikut për jetën.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›