E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, protestë kundër deklaratave të Bollanos


Në qendër të qytetit të Fierit është mbajtur dje një protestë kundër kryetarit të bashkisë Himarë, Vasil Bollano. Ajo është organizuar nga Shoqata Kombëtare për Identitet dhe Bashkim Në këtë tubim janë bashkuar edhe disa shoqata të tjera që veprojnë në qytetin e Fierit. Flamuri Kombëtar ishte simboli kryesor i këtij tubimi paqësor ndërsa pjesëmarrës mbanin në duar parulla edhe në gjuhën greke Drejtuesi e kësaj shoqate, Kristaq Ziu, dhe persona të tjerë i kanë bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen kësaj proteste pasi fjala nuk është për politikën e ditës që ka përfshirë partitë më të mëdha të vendit por çështja kombëtare.
Sipas tij, tradhtari i kombit, Vasil Bollano, duhet të jetë në burg sot për fjalët që ka thënë duke fyer gjithë shqiptarët kudo që janë. "Shteti shqiptar,- ka vijuar më tej Ziu,- duhet të marrë masa që brenda 24 orëve ky person të izolohet në burg dhe mos të bëjë deklarime të kota dhe ordinere. I bëjmë apel shtetit shqiptar, Presidentit të Republikës Bamir Topit, Prokurores së Përgjithshme Ina Rama të marrin masa për tradhtarin e Kombit, Vasil Bollano". Ndërkohë ai i ka bërë thirrje popullit shqiptar që të mblidhet dhe të protestojnë kundër Vasil Bollanos.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›