Kosovë, KQZ: Çdo gjë gati për raundin e dytë të zgjedhjeve
PRISHTINË- Zyrtarë të KQZ-së thonë se procesi zgjedhor i së dielës ku kandidatë garojnë në raundin dytë në 21 komuna do të zhvillohet pa probleme. Pavarësisht ankesave që janë bërë dhe kritikave të misionit vëzhgues të BE-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk kanë ndryshuar asgjë në mënyrën e organizimit të zgjedhjeve dhe trajtimit të ankesave.
Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Xhemail Peqani, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për një proces zgjedhor normal. Sipas tij ditën e diel ky proces do të përmbyllet me lehtë dhe më shpejt.
“Është bërë shpërndarja e materialit sensitiv në të gjitha depot e kuvendeve komunale. Nuk janë paraparë masa të sigurisë dhe as nivel më i lartë i vëzhguesve. Ky do të jetë një proces zgjedhor më i lehtë sepse është vetëm për kryetar komunash dhe besojmë që kësaj here rezultatet do të jepen brenda natës. Po ashtu zgjedhjet do të certifikohen në afat të përcaktuar me ligj në mënyrë që kuvendet komunale të konstituohen në janar”, tha Peqani.
Megjithëse procesi zgjedhor i 15 nëntorit ka marrë një vlerësim jo fort të mirë në aspektin ligjor, nga misioni vëzhgues ndërkombëtar ku sipas tyre në 23 lokacionet ku janë bërë anulimet është dashur të përsëriten votimet, sipas kreut të KZAP Tahir Rrecaj, ky vlerësim është i pa bazë.
“Nuk është vendosur për përsëritje sepse është vlerësuar se do të jetë e kotë për shkak se nuk do të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm. Nuk është e vërtetë se ka pasur presione politike. Këto janë pallavra të atyre që vetë janë të ndikuar. Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë ndikim nga presioni i askujt”, tha Rrecaj.
Në raundin e parë PDK ka fituar në Drenas, Skenderaj, Ferizaj, Shtime dhe Zubin Potok. - AAK-në në Gjakovë, Deçan, Leposaviq dhe Zveçan, ndërsa LDK- në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.
E diela ndërkaq do të tregojë nivelin e ndryshimeve në hartën politike në nivel lokal në vend.
(m.a/rtk/BalkanWeb)