Papandreu: Greqia do t’i paguajë vetë borxhet e saj
ATHINë- Greqia do t'i paguajë vetë borxhet e saj dhe nuk ekziston rreziku që të shmangë të gjitha detyrimet që do t'i paraqiten, deklaroi dje kryeministri grek, Jorgos Papandreu.
"Nga kërkojmë nga askush të paguajë borxhet tona. Këtë do ta bëjmë ne vetë", tha Papandreu në takimin e partisë së tij, PASOK, në Athinë.
Ai deklaroi se Greqia ka ndërmarrë të gjitha hapat e domosdoshme për zgjidhjen e krizës financiare dhe nuk do të shmangë detyrimet e saj për pagesat e borxhit.
"Të gjithë të jemi të bindur se Greqia nuk do ta shmangë pagesën e borxhit, ne këtë nuk do t'a lejojmë. Greqia ka qeveri të fuqishme dhe një popull të guximshëm. Ne do të kthehemi në rrugën e stabilitetit ekonomik", tha kryeministri grek.
''Momentet që po kalojmë janë historike'', theksoi ai.
(e.n/mia/BalkanWeb)