E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, shkarkohen tre faturistë të Ujësjellësit

Pushohen nga puna tre faturistë të Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Fierit. Lajmi pohohet nga kreu i kësaj ndërmarrjeje, Agim Plepi, i cili është shprehur se "pushimi i tre faturistëve ka ardhur pasi janë gjetur me abuzime në faturimet e kryera. Ata kanë hedhur shumë më pak ujë nga sa kishin konsumuar abonentët, ndërkohë që ka pasur raste të një faturimi në shifra marramendëse nga ana e këtyre faturistëve", tha drejtori Plepi. Më tej ai ka sqaruar se kanë qenë ankesat e ardhura nga shumë abonentë, ato që e kanë detyruar atë të nisë kontrollin dhe leximin e çdo sahati uji të vendosur në qytet. Për të problem vazhdon të mbetet mungesat e sahateve, duke krijuar kështu vend për abuzime. Vetëm 30% e familjeve fierake kanë sahatin e matësit për ujin që konsumojnë, kurse 70% e abonentëve nuk e kanë këtë sahat dhe paguajnë për ujin e pijshëm në bazë të faturave që priten nga Ndërmarrja e Ujësjellësit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›