Përplasje me armë në Tiranë, plagosen dy protagonistët
Një përplasje me armë ka ndodhur dje në mesditë në mes të Tiranës, ku mbetën të plagosur të dy protagonistët e ngjarjes. Ata kanë tentuar të vrasin njëri-tjetrin pas një sherri të momentit, ndërkohë që mbahen tashmë nën mbikëqyrjen e policisë. Ngjarja ka tmerruar edhe kalimtarët e rastit, të cilët kanë shpëtuar paq, pa marrë ndonjë plumb.
Uniformat blu të kryeqytetit bënë të ditur për këtë ngjarje se rreth orës 12:15, shërbimet e Komisariatit Nr. 3 morën informacion se në rrugën "Gjergj Legisi", në afërsi të Stacionit Trenit në Tiranë, janë plagosur me armë zjarri dy persona. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë shërbimet policore, u formua grupi i posaçëm hetimor, me synim për të kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe sqarimin e rrethanave e motiveve të saj. Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se "lufta" ka nisur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Protagonistët e ngjarjes, Gëzim Përbibaj, 32 vjeç, dhe Lazer Ramaj, 47 vjeç, dyshohet se kanë pasur armë afër vendngjarjes. Në momentin e konfliktit, Gëzim Përbibaj ka qenë duke shtruar në rrugë një kabllo elektrike, kur aty ka shkuar Ramaj, i cili i ka kërkuar llogari për faktin nëse kishte marrë leje për të prishur rrugën. Pas kësaj, kanë filluar të debatojnë mes tyre.
Në këto kushte, Ramaj ka marrë një çifte shot-gun dhe është rikthyer te konflikti, ndërkohë që Përbibaj ka qenë i armatosur me një pistoletë. Ata kanë qëlluar në dy drejtime, duke shkaktuar plagosjen e njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, kalimtarët janë tmerruar nga kjo situatë dhe kanë kërkuar vend për t‘u fshehur, nga frika e plumbave. Por, shumë shpejt, të dyve u janë mbaruar fishekët dhe të shtënat kanë pushuar. Dëshmitarët okularë kanë njoftuar menjëherë policinë, që ka mbërritur në vendngjarje shumë shpejt, duke neutralizuar të armatosurit. Sipas policisë, ata kishin marrë nga një plagë në këmbë dhe janë dërguar në Spitalin Ushtarak.
Në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armët e krimit, çifte shot-gun, e poseduar me leje nga Lazer Ramaj dhe një pistoletë e poseduar pa leje nga Gëzim Perbibaj. Policia ka sekuestruar në vendngjarje edhe disa gëzhoja, pa lënë mënjanë edhe marrjen e dëshmive nga të pranishmit. Pas mbledhjes së gjithë provave në vendngjarje, policia ka marrë në pyetje edhe dy të plagosurit, të cilët ndodhen në spital. Ata kanë treguar versionet e tyre të ngjarjes, ndërkohë që materialet hetimore do t‘i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, në ngarkim të dy shtetasve, për veprat penale të "plagosjes së rëndë me dashje" dhe të "armëmbajtjes pa leje".
Tri ditë më parë, një tjetër person në Tiranë mbeti i vrarë pas një atentati nga fqinji i tij. Kjo ngjarje erdhi pas një sherri që autori dhe viktima kishin pasur gjashtë muaj më parë. Shkëlqim Alliu ishte përplasur me Shpëtim Xhelollarin, pasi fëmijët e tyre ishte zënë disa herë. Por sherri nuk është lënë në harresë nga Alliu deri tri net më parë, kur Xhelollari ka qenë duke bërë një xhiro pranë ish-parkut të autobusit dhe është qëlluar tri herë, duke mbetur i vdekur në vend. Autori u arrestua disa orë më vonë në një banesë, ku qëndronte i fshehur, për të mos rënë në duart e policisë.