E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, s‘i dhanë vajzën, u djeg shtëpinë

Një 19-vjeçar nga Fieri i ka vënë flakën shtëpisë së të dashurës së tij, pasi prindërit e saj nuk pranuan që dy të rinjtë të fejoheshin. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur Shkëlzen Haxhia, banor i lagjes "Afrim i Ri" në Fier, ka thyer me gurë xhamat e dritareve të banesës në fjalë dhe më pas i ka vënë zjarrin portës së jashtme. I dëmtuari, shtetasi me inicialet T.S., është drejtuar menjëherë në polici, ku ka bërë kallëzim për 19-vjeçarin. Nga hetimet ka rezultuar se mes të zotit të shtëpisë së dëmtuar dhe të riut kishte pasur një konflikt, për shkak të lidhjes dashurore të 19-vjeçarit me vajzën adoleshente të T.S.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›