Vrau një grua, kapet pas 11 vjetësh
Një operacion disaditor i Policisë së Gjirokastrës ka përfunduar me arrestimin e autorit të një vrasjeje të ndodhur në mars të vitit 1997, në rrugën që lidh Gjirokastrën me Sarandën. Vrasja e vjetër dhe pothuajse e harruar, u riaktivizua nga specialistët e sektorit kundër krimeve të rënda pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, pasi një nga dëshmitarët kryesorë të ngjarjes, bashkëshorti i viktimës, pranoi të bashkëpunojë me policinë për identifikimin e autorëve të vrasjes. Për shkak të kaosit që kishte përfshirë vendin pas rrënimit të skemave piramidale, dosja e kësaj vrasjeje kishte ngelur e hapur, pasi provat dhe dëshmitë e grumbulluara kishin qenë të pamjaftueshme për të zbardhur plotësisht ngjarjen e tmerrshme. Disa herë ekspertët e krimeve të rënda u ishin kthyer hetimeve, por për shkak të mungesës së dëshmitarit kryesor, dosja e vrasjes makabre të 29 marsit 1997 ishte lënë mënjanë. Bashkëshorti i viktimës, Stefan Koka, kishte ikur në Greqi menjëherë pas ngjarjes së rëndë dhe për shkak të tmerrit që kishte përjetuar nuk kishte pranuar të shkelte më në Shqipëri.
Vetëm dy muaj më parë, Policia e Gjirokastrës arriti të binte në kontakt me Stefan Kokën dhe e bindi atë të bashkëpunonte, duke rihapur kështu hetimet për vrasjen e 11 viteve të shkuara.
Kronika e vrasjes
Vrasja makabre e 35-vjeçares Eleni Koka ka ndodhur paraditen e së shtunës së 29 marsit 1997. Rreth orës 11:30 të asaj dite, bashkëshortët Koka dhe tre të afërm të tyre udhëtonin nga Kakavija për në Delvinë me autoveturën e tyre "Mercedes Benz" me traga DL 08 93 A. Në një nga kthesat e shumta të segmentit rrugor Jorgucat - Qafa e Muzinës, përpara makinës kanë dalë dy persona të armatosur, të cilët kanë bërë shenjë për të ndaluar. Nga hetimet e policisë rezultoi se këta dy persona ishin Bilal Mehmeti dhe Ilirjan Alinanaj nga Delvina, të dy 20 vjeç në atë kohë. Sipas pohimeve të dëshmitarëve dhe njëkohësisht viktima të këtij sulmi, i pari ka dalë përpara makinës i armatosur me pistoletë Bilal Mehmeti, i cili nën kërcënimin e armës që mbante në dorë i ka kërkuar shtetasit Stefan Koka që t‘i dorëzonte çelësat e automjetit dhe pasagjerëve të tjerë që të zbresin nga makina e të largohen në këmbë. Nën kërcënimin me thirrje dhe me armë në dorë, agresorët kanë filluar që të nxjerrin me forcë personat që ndodheshin në autoveturë dhe të rrëmbejnë çelësat nga duart e Stefan Kokës, që drejtonte makinën dhe qëndronte i tmerruar në timon. Në këtë situatë, bashkëshortja e Stefanit, Eleni Koka, 35 vjeçe, ka rezistuar dhe ka tentuar që të rimarrë çelësat e makinës. Agresorët janë përleshur me gruan që tentoi të bëjë rezistencë dhe Bilal Mehmeti e ka qëlluar atë me një plumb pistolete në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.
Drejtësia e vonuar
Operacioni policor, që përfundoi me arrestimin e Bilal Mehmetit, mbante emrin e koduar "Drejtësi e vonuar". Zyrtarë të Policisë së Gjirokastrës sqaruan dje për mediat se suksesi i operacionit erdhi pasi disa agjentë të policisë biseduan me bashkëshortin e viktimës, Stefan Koka, që jetonte qysh pas ngjarjes në Greqi dhe e bindën atë të bashkëpunojë. Përpara disa ditësh Koka është kthyer për herë të parë pas 11 vjetësh në Shqipëri. Pas mbërritjes së tij, agjentët kanë nisur në terren veprimet e operacionit të koduar "Drejtësi e vonuar" menjëherë pas identifikimit të vrasësit. Të hënën, rreth orës 23:00, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, janë kryer veprimet për kapjen dhe arrestimin e autorit të vrasjes. Personi i dyshuar për këtë vrasje, Bilal Mehmeti, sipas policisë ka qenë i dënuar më parë për kryerjen e veprës penale "vjedhje me armë", ndërsa bashkëpunëtori i tij, që dyshohet si pjesëmarrës në këtë vrasje, shtetasi Ilirjan Alinanaj, aktualisht është duke vuajtur dënimin në Burgun e Rrogozhinës, pasi është i dënuar me 11 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me armë, në vitin 2004, në të njëjtin aks të rrugës nacionale Gjirokastër - Sarandë në afërsi të hidrocentralit të Bistricës. Dosja me materialet hetimore 11-vjeçare tashmë i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që për të arrestuarin dhe bashkëpunëtorin e dyshuar që ndodhet në burg, është ngritur akuza e re për kryerjen e veprës penale të "vrasjes me dashje" dhe "vjedhjes me armë", parashikuar nga nenet 76 dhe 140 të Kodit Penal.