Porti i Sarandës kthen mbrapsht 120 turistë britanikë
Qëndrimet antituristike ndodh që të mbahen ende pa prekur turistët tokën tonë. Kështu ka ndodhur dje, kur një trageti me turistë i është refuzuar ankorimi në kalatën e Portit të Sarandës. Kanë qenë 120 turistë britanikë, kryesisht të moshës së tretë, të cilëve nuk u është mundësuar vizita në sitet arkeologjike të Sarandës. Ata kanë qenë në bordin e anijes turistike "Clipper Adventure", e cila ka qenë e detyruar të qëndrojë në spirancë në Gjirin e Sarandës. Shkaku ka qenë vërtet absurd: Kalata e portit ishte e zënë nga përpunimi i një anijeje mallrash, që po shkarkonte çimento. Nga komunikimi me Kapitanerinë e Portit, është bërë e ditur se nuk mund të ndërpritej përpunimi i anijes "Egro 2". Ata thanë se u kanë sugjeruar menaxhuesve të tragetit turistik transportimin e turistëve nëpërmjet lanxhave. Por kjo nuk është pranuar prej tyre, për shkak të detit të dallgëzuar dhe me argumentin se turistët ishin të kaluar në moshë dhe nuk mund të lundronin me lanxha në ato kushte.
Nga një komunikim në linjë telefonike me përfaqësues të kompanisë "Albania Holiday", e cila bën menaxhimin kulturor të këtij grupi turistësh, ata kanë fajësuar për ngjarjen antituristike në Sarandë autoritetet portuale, Kapitanerinë e Portit dhe agjencinë portuale.
Mungesa e mirëkuptimit mes dy palëve ka bërë që pas dy orësh pritjeje, trageti me 120 turistët britanikë të kthehet mbrapsht drejt Portit të Korfuzit, andej nga kishte ardhur. Nga mosrealizimi i vizitës së programuar të tyre deklarohet se turizmit në Sarandë nuk iu dhanë të paktën 15 mijë euro, ku 1500 euro shkonin vetëm për taksimin portual, nëse do të bëhej.
Trageti "Clipper Adventure" menaxhohet nga kompania prestigjioze e turizmit kulturor në Evropë, britanikja "Noble Caledonia".