Gjirokastër, kapet adoleshenti me 14 klandestinë
Një udhërrëfyes emigrantësh ilegalë është arrestuar dje nga Policia e Gjirokastrës, teksa tentonte të kalonte në Greqi kundrejt pagesës 11 persona. Andi Baduni, 18 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër, i dënuar më parë për veprën penale të "dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit" u arrestua në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Sofratikë, duke transportuar me një mjet tip "Lançia" me targë YIH6775, 14 shtetas nga rrethe të ndryshme të vendit, 4 prej të cilëve ishin fëmijë. Sipas policisë, 18-vjeçari nga Gjirokastra do të paguhej me 1600 euro për çdo person që do të kalonte përtej kufirit.