E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushohen dy farmacistë në QSUT

Bluzat e Bardha në QSUT duhet të mendohen mirë nëse kthehen ne shkaktare të mungesës së medikamenteve në qëndrën Spitalore Universitarë "Nënë Tereza". Vetëm pak ditë më parë dy farmacistë të QSUT janë shkarkuar nga detyra pasi nuk kanë fundizuar me ujë fiziologjik spitalet e kësaj qëndre spitalore. Sipas drejtorit të QSU-tës Ilir Dashi, këto janë vetëm disa nga masat e marra në funksion të mbarëvajtjesë së punës në spitale.
Duke qenë se një poblem shumë serioz në spitale është mungesa e mediakamenteve por edhe e mjeteve elementare për mjekim, Dashi është shprehur se ka qenë i detyruar të marrë këto masa pasi sipas tij pjesë e reformës në QSUT është edhe eleminimi i këtyre problemeve. Po ashtu ai u shpreh se nën mbikqyrje të veçantë janë vënë edhe mjekwt që dyshohen për marrje rryshfetesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›