Fier, uzinë plehrash kimike te Azotiku
FIER - Uzinë plehrash kimike në ambientet e ish-Azotikut. Sipas kryebashkiakut Baftjar Zeqaj, kjo zonë do të shndërrohet në një bllok industrial. Ai pohoi se, parashikohet që aty të ngrihet një uzinë e prodhimit të kimikateve për bujqësinë, të cilat sipas tij nuk do të jenë të rrezikshme për zonën e banuar. Kryetari i Bashkisë është shprehur i sigurt për këtë ambient që sot mban 1200 tonë arsenik të groposur se brenda një kohe të shkurtër gjithccka do të kthehet në një bllok të rëndësishëm industrial. Zeqaj e ka bazuar deklaratën e tij në studimin që ka nisur të bëhet për territorin e uzinës. “Me përfundimin e projektit për varrosjen e lëndës arsenikale, e cila prej vitesh ishte bërë shqetësim i banorëve fierakë dhe për mjedisin mendoj se përforcohet mendimi dhe ideja e KRRT-së së bashkisë që kjo hapësirë do të jetë një zonë industriale, por me një profil tjetër. Kjo do të thotë se nuk do të ketë më prodhim ureje, e cila ishte lëndë e parë kimike për tokat bujqësore fierake dhe në të gjithë Shqipërinë”. Ndërkohë, specialistët e mjedisit tregojnë se aktualisht kjo zonë është brenda standardeve dhe në pritje të investitorëve, çka pritet që të ndikojë dhe në punësimin e banorëve të Fierit. m.r