E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi gruan dhe veten, Ilnica në burg pa afat

 

TIRANE – Plagosi me armë bashkëshorten e më pas veten, gjykata e lë në “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Tiranës caktoi dje masën e sigurisë më burg për Genci Ilnicën. Në seancën gjyqësore avokati mbrojtës i Ilnicës, kërkoi një masë më të lehtë sigurie për klientin e tij. Ndërsa gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për lënien në “arrest me burg” të së pandehurit për akuzën e “tentativës së vrasjes”. Ngjarja për të cilën akuzohet Ilnica ndodhi pasditen e së enjtes pranë banesën ku jetonte i pandehuri në vendin e quajtur “Rruga Ura” në kryeqytet. Sipas policisë, pas një zënke mes tij dhe bashkëshortes Elsa Telhai, Ilnica ka hapur zjarr me një pistoletë pa leje që mbante në shtëpi. Fillimisht ai ka qëlluar drejt bashkëshortes, duke e plagosur atë në kokë dhe më pas drejt vetës.          ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›