Starova bën sherr me tifozët bardheblu
Trajneri i Teutës, Sulejman Starova, nuk i ka shpëtuar dje përplasjes me tifozerinë bardheblu, e cila në të vërtetë në mjaft raste e ka tepruar me teknikun, pankina e të cilit ndodhej pikërisht poshtë tribunës ku ndodheshin tifozët e Tiranës. “Presionet” e tifozerisë dhe në ndonjë rast dhe sharjet e tyremti vinin më së shumti nga ajo humbje e rëndë që Teuta i shkaktoi Tiranës në fazën e dytë dhe ku “Bobi” kishte qenë strategu i gjunjëzimit të bardhebluve. Pasi i përballoi qetësisht për shumë minuta fyerjet e tifozëve, në një moment “Bobi” u kthehet një pjese prej tyre dhe u kujton se Teuta u ka dhuruar plot gjashtë pikë 23-herë kampionëve, duke nënkuptuar se durrsakët kanë mundur të gjunjëzojnë dy herë në këtë sezon Vllazninë, rivalen e bardhebluve për titull. Në të vërtetë Starova e ka ruajtur mrekullisht qetësinë, por me fjalët që tha la qartë të kuptohej se Tirana duhej ta falënderonte ekipin durrsak për atë që kishte bërë ndaj shkodranëve, të cilëve u ka shkaktuar dy humbje të rënda, madje humbja e fundit mund të rezultojë edhe si fatale për kuqeblutë. Pas ndeshjes Starova nuk e ka prekur këtë “sherr” me tifozerinë bardheblu, duke e arkivuar si një pjesë të pakëndshme që mund t’indodhë një tekniu në stadium, aq më tepër që “Bobi” e ka drejtuar disa herë Tiranën.