E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laçi e Skënderbeu ecin me hapin e Superiores

 

Laçi dhe Skënderbeu nuk kanë gabuar edhe në javën e 27-të të kampionatit. Kryesuesit e Kategorisë së parë kanë bërë detyrën dje në shtëpi në derbin verior ndaj Burrelit teksa kanë fituar me rezultatin e pastër 2-0. Edhe korçarët e drejtuar nga trajneri Indrit Fortuzi kanë siguruar një fitore të merituar ndaj Turbinës me shifrat 4-2. Me fitoren e arritur dje Laçi vazhdon të ruajë kryesimin në kategorinë e parë tashmë në kuotën e 59 pikëve, e ndjekur nga Skënderbeu i vendit të dytë me 1 pikë më pak. Me të njëjtin rezultat fituan edhe kolonjarët në derbin juglindor, sukses ky që e mban Gramozin në vendin e katërt me 50 pikë. Ndërsa liqenorët pozicionohen në vend të katërt nga fundi në kuotën e 28 pikëve. Kjo javë ka folur edhe për Kastriotin i cili e gjeti plot 6 herë rrjetën e kundërshtarëve të Adës. Ekipi i Velipojës u ngushëllua vetëm me një gol. Për krutanët kjo ishte fitorja e 12-të në shtëpi. Një fitore të rëndësishme arkivoi Besëlidhja në transfertën e kryeqytetit me Dajtin vendas, të cilin e mundi 3-1. Naftëtari i vendit të fundit u mund nga Skrapari 2-0, ndërkohë që Bilisht Sporti nuk e pati aspak të vështirë ndaj Luftëtarit duke fituar 3-0. Javën tjetër spikat derbi tjetër juglindor Gramozi-Skënderbeu. Laçi i vendit të parë dhe Kastrioti do të udhëtojnë në Lezhë dhe në Kuçovë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›