Fier, vetëvaret biznesmeni i ndërtimit
Një biznesmen ndërtimi është vetëvarur ditën e djeshme në Fier. Et’hem Aliaj është gjetur nga policia në një pishë në zonën e quajtur “Pylli i Semanit”. Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për vetëvrasje. Aliaj ishte pronar i një firme ndërtimi. I vëllai që bëri njoftimin në polici për zhdukjen iu tha oficerëve se ditët e fundit, ai kishte qenë shumë i mërzitur. Pas denoncimit që bënë familjarët, policia nisi kontrollet dhe dje në mëngjes gjeti trupin e pajetë të biznesmenit 55-vjeçar të varur në një pishë. Pranë gjendej edhe makina e tij tip “Fuoristradë” me targa FR 9686 C. Aliaj ishte ndërtues dhe ndër të tjera kishte marrë me koncesion edhe hidrocentralin e Përrenjasit. Policia po punon për të gjetur shkaqet që e çuan atë drejt vdekjes.