E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vidhet agjencia e transferimit të parave

Grabitja/ Gjatë natës është realizuar vjedhja e 200 kartave të një kompanie dixhitale dhe 400 kartave rimbushëse


FIER - Një agjenci udhëtarësh që shërbente edhe si agjenci e këmbimit valutor, vetëm 50 metra larg komisariatit të policisë, është grabitur gjatë natës në qytetin e Fierit.

Sipas uniformave blu, punonjësi i zyrës së "Union Travel" që operonte në një agjenci me një linjë udhëtarësh Fier-Athinë ka denoncuar se zyra ku ai punonte ishte vjedhur. Një grup pune ka nisur hetimin për ngjarjen, ndërsa së pari janë verifikuar dëmet nga vjedhja.

Pas mbërritjes së forcave të policisë në vendin e ngjarjes (e cila ndodhej vetëm 50 metra larg komisariatit të policisë së qytetit të Fierit dhe 3-4 metra nga institucioni i prefekturës), ambienti u rrethua dhe nisën hetimet.

Ekspertët e policisë kriminale kanë konstatuar shenja të dukshme gjurmësh në vendin e ngjarjes, të cilat, sipas tyre, mund të çojnë në gjetjen e autorëve. Mësohet se ata kanë vjedhur rreth 200 karta dixhitale të një kompanie, si dhe rreth 450 karta rimbushëse të kompanive celulare.


Lidhur me këto karta janë njoftuar edhe kompanite përkatese me qëllim që të gjenden dhe të mund të hiqen nga qarkullimi. Ndërkaq, nga ana e policisë nuk bëhet ende e ditur numri i mundshëm i personave që kanë vepruar për të realizuar vjedhjen. Rastet e vjedhjeve janë shtuar shumë kohët e fundit në rrethe të ndryshme të vendit.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›