E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vidhet tjetër argjendari



FIER - Shtohen rastet e bastisjeve të dyqaneve në qytetin e Fierit. Një tjetër vjedhje është shënuar në lagjen "Konferenca e Pezës" në Fier, pak minuta pasi kishte ngjarë ajo e grabitjes me armë e maska në lagjen "Apolonia". Ngjarja e dytë është mësuar nga policia ditën e djeshme, pas denoncimit të bërë nga pronari i dyqanit, I.K. Sipas veprimeve të para hetimore ka rezultuar se në ambientet e këtij dyqani ka hyrë një shtetas i paidentifikuar, i cili ka kërkuar të blejë një varëse floriri. Në momentin që shitësi, njëkohësisht dhe pronari i këtij dyqani ka nxjerrë dhe ka treguar një togë varësesh floriri të grupuara këto në një mbajtëse rrobe, klienti e ka marrë këtë të fundit dhe është larguar me nxitim. Në vijim të veprimeve hetimore dhe nga deklarimi i të dëmtuarit, rezulton se në këtë mbajtëse zinxhirësh floriri ka qenë rreth 1 kg flori me një vlerë rreth 20 milionë lekë. Autori i kësaj ngjarjeje nuk është identifikuar ende, ashtu si dhe në rastin e grabitjes me maska. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›