E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi, tripletë dhe rekord në Bundesligë



Leonard Karaj

Hamdi Salihi ka shënuar tre gola në javën e fundit të kampionatit austriak (Bundesliga 1) në transfertë ndaj Matesburgut. Sulmuesi shqiptar luajti si titullar duke nisur goleadën e tij nga minuta e 17-të e pjesës së parë. Në pjesën e dytë vendasit barazuan përkohësisht me anë të Dominik Doleshal (53') por vetëm 15 minuta më vonë sërish Salihi kalio në avantazh rapidin e Vjenës (68'). Ndërsa goli i sigurisë erdhi në minutën e 81'-të pasimi të artë të sulmuesit tjetër të Rapidit, Nikota Jalaviç. Kjo ishte tripleta e parë që sulmueis shqiptar realizonte em fanellën e Rapidit dhe e vetmja për këtë sezon. Ndërkohë që nmë javën e nëntë ndaj SC Magna ku luan edhe Ronald Gërxhalliu, Salihi pati realizuar një dopietë. Matersburg ka qenë skuadra e preferuar këtë sezon nga Hamdi Salihi përderisa nga katër takime të zhvilluara i ka shënuar plot 5 gola. Ndërkohë duhet theksuar se për Salihin ky ka qenë sezoni më i mirë në Bundesligën austriake. Ai arriti të shënonte 17 gola duke thyer rekordin e vet, personal, atë të vitit të kaluar me 14 gola si në kampionat dhe kupë, teksa mbronte ngjyrat e SV Ried. Madje edhe dy golat për këtë sezon në javët e para të kampionatit (java 2, 4) Salihi i ka shënuar me fanellën e Riedit. Ai është sulmueis i 3-të më i mirë i Rapidit të Vjenës për këtë vit pas Stefen Hofman (20 gola) dhe Nikica Jelavic (18 gola) por me përqindjen më të mirë të koeficientit gola për ndeshje. Hafman ka shënur 20 gola në 36 ndeshje, Jelaviç, 18 gola në 32 ndeshje ndërsa Salihi ka shënuar 17 gola por në vetëm 28 ndeshje.

Golat e Salihit

Java 36: Matersburg-Rapid 1-3 (17', 68', 81')
Java 35: Rapid-Sturm Graz 1-0 (45')
Java 26: Rapid-Matersburg 3-0 (68')
Java 19: Rapid-SV Ried 2-1 (63')
Java 18: Rapid-Kapfenberg 3-1 (85')
Java 17: Rapid-Sturm 2-1 (89')
Java 16: Rapid-Austria Vjenë 4-1 (89')
Java 15: LASK-Rapid 3-3 (75')
Java 12: Rapid-Matersburg 3-0 (86')
Java 10: SC Magna-Rapid 0-4 (70')
Java 9: Rapid-SC Magna 3-1 (88', 27')
Java 7: Rapid-Salzburg 2-2 (84')
Java 4: SV Ried-Rapid 1-1 (59')
Java 2: SV Ried-Salzburg 1-0 (87')

Golashënuesit

20 gola:
Steffen Homan (Rapid)
19 gola:
Roman Uallner (Salzburg)
18 gola:
Mark Janko (Salzburg),
Nikica Jelavic (Rapid)
17 gola:
Hamdi Salihi (Rapid)
14 gola:
Robert Ualtner (Matersburg)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›