E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrenca, plagosje me kaçavidë



KORçE - Konkurrenca midis dy bletërritësve ka çuar në konfrontim fizik e më pas plagosjen me mjete të forta të njërit prej tyre. Sipas policisë, një prodhues mjalti nga fshati Plasë i Korçës dhe një tjetër nga Maliqi janë konfliktuar mes tyre për shkak të konkurrencës, duke pretenduar për ndërhyrje të pandershme të shitjes së mallit në treg. E.Skerma, 34 vjeç nga fshati Plasë, sipas policisë ka plagosur me një kaçavidë 31-vjeçarin ç.Zere nga Maliqi. Policia tha se i riu Zere është qëlluar në pjesën e gjoksit, duke i rrezikuar atij seriozisht jetën. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën e kryer prej tij. Edhe më parë, nga ana e shoqatës së bletërritësve në Korçë janë ngritur shqetësime për konkurrencën e pandershme në tregtimin e mjaltit, në dëm të prodhuesve cilësorë të saj dhe me standarde bashkëkohore. g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›