Vlorë, tentoi arratisjen nga Bunavija, përfundon në Spital Ushtarak rekruti
Izmir Gjoka ishte futur poshtë makinës ushtarake për tu larguar nga reparti
Një i ri, i rekrutuar 5 ditë më parë për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në brigadën e stërvitjes bazë në Bunavi të Vlorës, ka tentuar të arratiset në mënyrë spektakolare nga reparti, por që ka përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak të kryeqytetit. Izmir Gjoka, lindur në Kukës por banues në Tiranë kishte mbërritur në repartin e Bunavisë përmes policisë ushtarake. Pasi ka kërkuar leje dhe nuk i është dhënë, ai ka tentuar arratisjen nga reparti, por është aksidentuar rëndë dhe ndodhet në spital. Ndërkohë, reparti është vënë në situatë alarmi dhe gatishmërie të plotë.
Ngjarja
Izmir Gjoka, është kapur 5 ditë më parë nga repartet e policisë ushtarake dhe është përcjellë forcërisht menjëherë në brigadën e stërvitjes bazë në Bunavi të Vlorës, ku për dy muaj rresht ushtarët rekrutë bëjnë fazën e karantinës dhe më pas shpërndahen për të kryer shërbim tjetër nëpër gjithë repartet e vendit. Për Gjokën, futja forcërisht në repartin ushtarak ka qenë një gjë e papëlqyeshme dhe ai disa ditë resht ka kërkuar ti jepet leje për të shkuar në shtëpi, për disa arsye personale. Por askush nuk e ka marrë parasysh kërkesën e tij. Në këto kushte, ai ka menduar një plan si në filmat me kauboj për tu arratisur nga reparti. Pasdite vonë, ai është lidhur me mjete rrethanore poshtë një makine që kishte mundësi hyrje-dalje nga reparti ushtarak. Askush nuk i ka vënë re veprimet e ushtarit. Edhe vetë shoferi që drejtonte makinën nuk e ka menduar se poshtë makinës së tij ndodhej një person që tentonte të largohej nga reparti. Pasi makina është nisur, janë dëgjuar të bërtitura të mëdha dhe kjo e ka detyruar shoferin ta ndalë makinë disa metra larg repartit. I habitur, ai ka parë se poshtë makinës ndodhej një ushtar i larë me gjak. Duke qenë se rruga pas repartit është shumë e shkatërruar dhe lartësia e shasisë ku ishte lidhur ushtari ka qenë e vogël, koka e të arratisurit ka filluar të përplaset në gurët e rrugës, duke i shkaktuar atij dhimbje të mëdha. Ulërimat e ushtarit e kanë detyruar shoferin të ndalojë dhe të shikojë i habitur poshtë makinës ushtarin e plagosur. Menjëherë ai ka lajmëruar në repart prej nga e kanë marrë ushtarin dhe e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Mjekët dhe reparti
Mjekë të Spitalit Rajonal të Vlorës pohojnë se ushtari ka ardhur në këtë spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, sidomos me plagë të mëdha në kokë, ngaqë ajo ishte përplasur disa herë në gurët e rrugës. Ai ka qenë nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali për dy ditë dhe më pas është dërguar urgjent në Spitalin Ushtarak ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë që në repartin e Bunavisë qysh në momentin e tentimit të arratisjes së rekrutit ka hyrë në fuqi gatishmëria ushtarake dhe një pjesë e mirë e kuadrove të këtij reparti rrinë prej 24 orësh në shërbim. Po ashtu, tashmë çdo makinë e këtij reparti që hyn dhe del prej tij, marrë shkasë nga ngjarja e ndodhur, përveç kontrollit në kabinë, i nënshtrohet edhe një kontrolli të imtësishëm edhe poshtë shasisë së saj.