Fieri, zhvendosja drejt bregdetit e studiuar
16/06/2005 Detyra e Projektimit për Studimin Rajonal dhe Mjedisor në Qarkun e Fierit që u miratua dje në KRRTRSH evidenton dhe programon, drejtimet e zhvillimit demografik të zonës si nëpërmjet qendrave të banuara ekzistuese e zgjerimit të tyre ashtu edhe tendencat e vendosjes së tyre drejt zonës bregdetare.
Gjithashtu detyra programon një rrjet të infrastrukturës rajonale kryesisht atë rrugor nacional siç është autostrada që përshkon rajonin si dhe programimin e një rruge bregdetare si vazhdim logjik i rrugës bregdetare përgjatë gjithë bregdetit të vendit. Gjithashtu në detyrë evidentohet programimi dhe efektet e impaktit të naftësjellësit AMBO si dhe infrastruktura të tjera sektoriale siç janë ato për kërkim-shpimin për naftë, për të cilën ky rajon është i njohur. Në detyrë programohet në mënyrë të qartë zhvillimi i turizmit duke bërë edhe korrektimet përkatëse për aktet ligjore, nënligjore të marra deri tani.