E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tragetet, këtë vit 10 % më pak udhëtarë

16/06/2005  Bie edhe fluksi i mallrave

DURRES - Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në

portin e Durrësit fluksi i lëvizjes së udhëtarëve ka rënë në 10 për qind. Shifrat zyrtare flasin për 175 mijë shtetas që kanë hyrë dhe kanë dalë nga porti më i madh i vendit përmes linjës me tragete.

Burime nga kapiteria e portit si dhe agjencitë përpunuese thonë se vitin e kaluar është regjistruar një numër prej 190 udhëtarësh më shumë, ndërsa rënie ka shënuar edhe numri i prekjeve nga tragetet.

Në pesë muaj në kalatat e sheshit të trageteve janë ankoruar si dhe janë nisur nga ky port gjithsej 622 tragete.

Por, ndryshe nga këto statistika, janë shifrat e mallrave që

transportohen në rrugë detare përmes trageteve.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në sheshin e trageteve në Durrës janë përpunuar 22 mijë kamionë e trajlera, apo 17 për qind më shumë, duke shënuar edhe shifrën më të lartë ndër vite.

Dy javët e fundit në sheshin e tragetve është vërejtur rritje e numrit të udhëtarëve dhe sipas kapitenerisë së portit thuhet se numri i udhëtarëve ka shënuar 300, ndërkohë që me fillimin e javës tjetër pritet të pësojë tjetër rritje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›