Ujë për Korçën dhe fshatrat përreth
16/06/2005 KRRTRSH miratoi sheshin e ndërtimit me sipërfaqe 13.5 ha dhe lejen e ndërtimit për impantin e trajtimit të ujrave të përdorura të qytetit të Korçës, në fshatin Çiflig, Komuna Bulgarec. Gjithashtu KRRTRSH miratoi shehsin dhe lejen e ndërtimit për rrjetin e kanalizimeve të qytetit të Korçës. Gjatë procesit të ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve në zonën historike të qytetit, punimet për rindërtimin e shtresës së kalldrëmit do të kryhen nën mbikqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës, për të ruajtur mënyrën tradicionale të trajtimit të tij. KRRTRSH la detyrë që studimi të plotësohet më Lejen mjedisore nga Ministria e Mjedisit. Pas përfundimit të sukses të projektit për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Korçës, projekt tjetër i rëndësishëm është dhe ai i kanalizimeve të ujrave të përdorura si dhe impianti i trajtimit të këtyre ujrave. Sheshi i trajtimit ka një sipërfaqe 13.5 ha, e ndarë në dy parcela, e kondicionuar kjo nga teknologjia e pastrimit. Nga kjo zgjidhje do të krijohet mundësia që në prespektivë përvec trajtimit të ujrave të përdorura për një sipërfaqe të banuar prej 1000 ha të qytetit të Korçës, të mund të përfshihen edhe disa fshatra duke u bërë faktor për përmirësimin e kushteve mjedisore në një komunitet më të gjerë se ai i qytetit.