E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rregullat për studimin e qendrës së Progradecit

16/06/2005  KRRTRSH miratoi rregullat, në bazë të të cilave do të hartohet studimi urbanistik i qendrës së Pogradecit. Dje u miratua rregullorja për zbatimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Pogradecit. Pjesë e rregullores është dhe harta e përgatitur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës për objekte monument-kulture dhe ato arkeologjike brenda vijës kufizuese të qendrës, me kondicionet përkatëse. Kjo rregullore ka si objekt skemën e zonimit funksional, pjesë e studimit të zonës së qendrës së qytetit të Pogradecit, e miratuar në KKRRTRSH. Qëllimi është disiplinimi i të gjitha llojeve të ndërtimeve dhe ndërhyrjeve në territoret e zonave funksionale të qendrës së qytetit të Pogradecit si dhe përdorimi i drejtë dhe efikas i territorit të këtyre zonave funksionale në procesin e zhvillimit të tyre. Në studimin e ardhshëm do të synohet ruajtja e një densiteti të ulët mesatar banimi në territoret e saj, nëpërmjet kombinimit të banesave njëfamiljare me ato shumëfamiljare, gjithmonë mbi bazën e studimeve urbanistike pjesore, që duke harmonizuar pjesën me një të tërën, të ruajnë fizionominë e veçantë të territoreve me denistete të ndryshme. Të gjitha llojet e planifikimeve, studimeve, investimeve, ndërtimeve, rikonstruksioneve e ndërhyrjeve që do të ndërmerren nga pushteti, do të kryhen në përputhje me kriteret e përgjithshme që parashikohen në Studimin e Zonës së Qendrës së qytetit të Pogradecit dhe në zbatim të kësaj rregulloreje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›