OK-ei: zonat informale Allias, Fushë-Aviacioni, Kashar

16/06/2005 KKRRTRSH miraton sipërfaqet që do të legalizohen në tri zona periferike të kryeqytetit
Pjesa e Unazës së Re e komunës Kashar, përsëri nga ana administrative mbetet jashtë Tiranës. Në vendimet e djeshme të KKRRTRSH-së ajo cilësohet komunare, por i gjithë rrjeti inxhinierik, infrastruktura e zonës do të jenë e lidhur me kryeqytetin, për t’u bërë në të ardhmen pjesë e qytetit të madh dhe nga ana administrative.
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë miratoi sipërfaqen dhe vijat kufizuese të tri zonave informale, Allias, zonën midis Fushës së Aviacionit dhe Unazës së Re dhe zonën mes fshatit Yzberisht dhe Mëzes të komunës Kashar.
Alliasi
Zona e parë e marrë në studim, Alliasi, ndodhet në pjesën veriore të qytetit dhe në të përfshihen territoret e dy Njësive Administrative nr.4 dhe nr.8. Sipërfaqja e kësaj zone është 461 ha, ndërkohë që sipërfaqja e zënë me ndërtime është 58 ha për njësinë bashkiake nr.8 dhe 189 ha për njësinë bashkiake nr.4. Gjithsej territori i zënë me ndërtime pa leje zë një sipërfaqe prej 247 ha. Numri total i ndërtimeve pa leje për të dy njësitë është rreth 4000 ndërtime, ndër ta 2636 kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit. Ndërtimet janë kryesisht objekte banimi dhe vetëm 5% janë me funksion jo banesë. Sipas studimit urbanistik të këtyre zonave, janë përcaktuar zonimet dhe kriteret për secilën nënzonë informale.
Duke u nisur nga situata e krijuar dhe nga fluksi i ndërtimeve dhe dendësia e tyre, plani rregullues parashikon që në pjesën veriore të zonës, ku kalon lumi i Tiranës, të ndërtohet një brez i gjelbër. Kjo ka lidhje edhe me strukturën e dobët që ka toka përgjatë lumit. Duke iu referuar studimit, janë miratuar dhe përcaktuar kufijtë e këtyre nënzonave të mëdha me ndërtime pa leje.
Fusha e Aviacionit-Unazë e Re
Ndërsa në zonën e dytë informale janë përfshirë Njësia Administrative nr.6 dhe nr.7. Kjo zonë ka një shtrirje me sipërfaqe prej 198 ha. Sipërfaqja e zënë me ndërtime pa leje është rreth 80 ha për njësinë bashkiake nr.7 dhe 18.7 ha për njësinë bashkiake nr.6. Gjithsej territori i zënë me ndërtime pa leje zë një sipërfaqe prej 98.7 ha. Përqëndrimi më i madh i ndërtimeve pa leje është në të dy anët e pistës së avionëve, në të dy anët e lumit të Lanës dhe në territorin midis Pallatit të Sportit dhe spitalit “Zonja e Këshillit të Mirë”. Numri total i ndërtimeve pa leje për të dy njësitë është 4378 objekte, ndërsa të paraqitur për vetëdeklarim është 2200 objekte. Zhvillimit të kësaj zone i është paraprirë me një studim të miratuar të territorit, që përfshihet midis Unazës së Re dhe lumit të Lanës.
Në këtë studim janë përfshirë skema e rrjetit rrugor si dhe kriteret urbane me të gjithë elementët që përmban një studim. Duke u nisur nga fluksi i ndërtimeve dhe dendësia e tyre, propozohen disa nënzona, të cilat në tërësinë e tyre japin zonën e plotë informale. Gjithashtu, në procesin e përpilimit të studimit të zonës, rrjeti rrugor duhet të respektojë rrjetin ekzisues.
Unazë e Re-Yzberisht-Mëzes-Kashar
Gjatë procesit të vetëdeklarimit në komunën Kashar, vetëm për zonën e Unazës së Re në tokat bujqësore të fshatrave Yzberisht dhe Mëzez, u plotësuan 914 vetëdeklarime për legalizim. Nga verifikimi i hapësirave dhe përcaktimi i kufijve të mundshëm të shtrirjes së kësaj zone, rezultoi që hapësira që mund të përfshihet brenda zonës informale është 123.7 ha. Nga mbledhja e të dhënave rezulton gjithashtu se sipërfaqja e zënë është 30.6 ha për 914 vetëdeklarimet, ndërkohë që numri i përgjithshëm i ndërtimeve është 1230 ndërtime, që zënë 40 ha tokë.
Për të ruajtur studimin urbanistik të hartuar paraprakisht dhe për t’i hapur rrugë procesit të legalizimit, kjo sipërfaqe është ndarë në 9 nënzona informale, kufijtë e të cilave janë përcaktuar në përputhje me studimin urbanistik të zonës. Rrjeti rrugor dhe ai i infrastrukturës do të integrohen me atë të Tiranës.
Allias
Zona e miratuar për urbanizim: 461 ha
Ndërtime pa leje, sipërfaqja totale: 247 ha
Numri total: 4000 ndërtime pa leje
2636 kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit
5% janë me funksion jo banesë, të tjerat shtëpi
Fusha e Aviacionit-Unazë e Re
Zona e miratuar për urbanizim: 198 ha
Ndërtime pa leje, sipërfaqja: 98.7 ha
Numri total i ndërtimeve pa leje: 4378 objekte
2200 objekte janë vetëdeklaruar
Komuna Kashar, zona e Unazës së Re
Yzberisht dhe Mëzez
Zona e miratuar për urbanizim: 123.7 ha
Sipërfaqja e zënë: 30.6 ha
për 914 vetëdeklarime
Numri i përgjithshëm: 1230 ndërtime pa leje
Sipërfaqja e zënë: 40 ha tokë