E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qendra e Shkodrës do të vitalizohet

16/06/2005  Qendra e Shkodrës do të rikonstruktohet, në bazë të rregullave të miratuara dje në KRRTRSH. Pjesë e Rregullores është dhe harta e përgatitur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës për objektet monument kulture e ato arkeologjike brenda vijës kufizuese të qendrës, me kondicionet përkatëse. Zbatimi i kësaj rregulloreje siguron mbrojtjen e vlerave të zonës së qendrës së qytetit të Shkodrës, zhvillimin e territoreve brenda kësaj qendre, organizimin e funksioneve të zonës qendrore dhe rigjallërimin e saj, duke siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone.

Zhvillimi i qëndrueshëm i qendrës së qytetit është i lidhur në mënyrë organike me zhvillimin e të gjithë qytetit. Në rregullore përcaktohen kriteret e ndëryrjes së secilën zonë për të siguruar mirëfunksionimin e qendrës. Gjithashtu në rregullore përcaktohen kriteret e ndërhyrjes së objekteve ekzistuese, nëpërmjet rivitalizimit të ndërtesave që formulojnë shëtitoret e qytetit, si dhe rikonstruksionin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›