E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fierza mbetet sërish e rrezikuar

Reshjet

KESH-i njoftoi dje se situata në hidrocentrale po stabilizohet, megjithatë rreziku është i pranishëm për shkak të prurjeve të shumta. Fierza vijon të ndodhet pranë pikës kritike, edhe pse shkarkimet e ujit kanë qenë të konsiderueshme. Niveli i HEC-it më të madh në Veri ka rënë me 15 centimetra, duke regjistruar kuotën e 293.78 metrave, ose gati dy metra larg pikës kritike, që është 296 metra. Prurjet në Fierzë janë shënuar me 700 metër kub për sekondë, kurse shkarkimet me 350 metër kub për sekondë, 100 metër kub për sekondë më pak se një ditë më parë, kur KESH raportonte shifrën e derdhjeve 450 metër kub në sekondë. Në Koman me kapacitet 175 metra, sot është rritur niveli i liqenit në krahasim me një ditë më parë. KESH-i raportoi dje se niveli i liqenit në Koman është 171.18 metra, ndërsa dje shënonte 170.97 metër. Në krahasim me një ditë më parë, prurjet kanë qenë 100 metër kub për sekondë më shumë, ndërsa derdhjet janë 600 metër kub për sekondë. Kurse në Vaun e Dejës, i cili prek lumin Buna, niveli është 74.50 metër nga 76, që është kapaciteti i lejuar. Prurjet mbeten të njëjta me ato të një dite më parë, 180 metër kub për sekondë, ndërsa janë ulur shkarkimet. Sot derdhjet ishin 650 metër kub për sekondë, ndërsa dje shkarkimet ishin 1140 metër kub për sekondë. Në hidrocentralet Ulëz e Shkopet, niveli i ujit është në kuotën 128 metër. Prurjet janë 160 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet në Ulëz janë 100 metër kub për sekondë, ndërsa në Shkopet janë 200 metër kub për sekondë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›