E Hënë, 2 Nëntor 2026

Magath: Nuk duam përforcime

21/04/2005  Kohët e fundit është përfolur shumë se mungesa e talenteve te Bajerni i Mynihut është shkaku kryesor që ata dështuan në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampioneve, ndërkohë që tani trajneri i tyre, Feliks Magath, është shprehur se formacioni bavarez nuk ka nevojë për përforcime. A është kjo, një arrogancë apo një taktikë e trajnerit? “Nuk është e domosdoshme të sjellim patjetër lojtarë të rinj në skuadër. Nuk mendoj se ne kemi shumë nevojë për ta, pasi i kemi të gjitha mundësitë ta përmirësojmë formacionin edhe me lojtarët aktualë. Këtë taktikë, ne do ta vazhdojmë edhe sezonin e ardhshëm” – shprehet tekniku Magath. Nga ana tjetër, drejtuesit e lartë të Bajernit e kanë justifikuar eliminimin e tyre nga Liga e Kampioneve, me shumën e vogël të të ardhurave që ata përfitojnë nga Federata e Futbollit Gjerman dhe të drejtat televizive. Gjithashtu, Karl Hainc Rumenige dhe menaxheri Uli Hënes kanë kërkuar nga organet e larta të futbollit gjerman, më shumë investime për skuadrat që luajnë në arenën evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›