E Shtunë, 31 Tetor 2026

Figo nuk pendohet që la Barcelonën për Realin

Legjenda portugeze Luis Figo ka insistuar se nuk pendohet që iu bashkua Real Madridit nga rivali kryesor Barcelona.

Figo ishte në qendër të njërit prej transferimeve më kontroverse të të gjitha kohërave, kur më 2000 kaloi në Santiago Bernabeu edhe atë si kapiten i Barcelonës. Ai u bë figurë e urryer për tifozët e gjigantit katalan, të cilët i hodhën një kokë të derrit në fushë në rikthimin e tij në Nou Camp më 2002.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, Figo insistoi se shtatë titujt që fitoi me Realin e arsyetuan vendimin e tij për largim nga Barcelona.

“Kishte shumë presion ndaj meje, por tani kur i analizoj gjërat, mendoj se kam bërë vendimin e duhur për transferim në Real Madrid sepse atje fitova shumë tituj”, tha Figo për Montecarlonews.it.

Figo më pas iu bashkuar Interit më 2005, ku fitoi katër tituj të njëpasnjëshëm në Serie A para përmbylljes së karrierës si futbollist.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›