E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hernandez vazhdon në Man Utd

Javier Hernandez ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare në Manchester United me vlerë prej rreth 80 mijë funtesh në javë, ka njoftuar menaxheri i tij, Eduardo Hernandez.

“Kemi negociuar kontratën e re të Javierit dhe ai ka nënshkruar marrëveshje të re pesëvjeçare në Manchester United. Të dyja palët kanë përmbushur parashikimet dhe klubi është i lumtur ta shpërblejë Javierin pas paraqitjeve shumë të mira të tij sezonin e kaluar”, tha Hernandez.

Sulmuesi meksikan shënoi 20 gola në sezonin e tij të parë në Old Trafford.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›