Hamburg zyrtarizon Finkun

Thorsten Fink është emëruar trajner i ri i Hamburgut, ka njoftuar klubi nga Bundesliga të enjten.
Ish mesfushori i Bayern Munichut, Fink kthehet në Gjermani pas largimit nga Inglstadt 04 për në klubin zviceran Basel dy vite më parë.
Fink, 43 vjeç, përforcoi reputacionin e tij në Zvicër duke udhëhequr Baselin drejt titujve të njëpasnjëshëm në Superligë dhe barazimit 3-3 me Manchester Unitedin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve muajin e kaluar. Hamburgu ka qenë pa trajner pas shkarkimit të Michael Oenningut muajin e kaluar.