E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muller refuzoi Chelsean

Ylli i Bayern Munichut Thomas Muller ka bërë të ditur se refuzoi një ofertë nga Chelsea pasi shkëlqeu për Gjermaninë në Kampionatin botëror 2010.

22 vjeçari kishte marrë një ofertë nga gjiganti i Premierligës Chelsea, menjëherë pas përfundimit të garës në Afrikën e Jugut, por ai e refuzoi atë për të mbetur në Allianz Arena.

“Pas Kampionatit botëror kam refuzuar shumë oferta, përfshirë një nga Chelsea. Është një klub i madh që nuk ju ofrohet çdo ditë por nuk mendoja se ishte e arsyeshme të bëjë një hap të tillë në një moshë kaq të re” tha Muller për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›