E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lucas, drejt Real Madridit

Ylli i Sao Paulos, Lucas është në prag të transferimit në Real Madrid, ka njoftuar e përditshmja spanjolle El Confidencial të enjten.

Mesfushori ofensiv Lucas, 19 vjeç, tashmë një kohë të gjatë kërkohet edhe nga gjiganti anglez Chelsea, por duket se Reali është favorit për të siguruar shërbimet e tij dhe thuhet se drejtues të klubit nga Santiago Bernabeu tashmë kanë biseduar me menaxherin e futbollistit, Juan Figer.

Lucas ka kontratë afatgjate me Sao Paolon, andaj klubi nga Amerika e Jugut pret ofertë të madhe për yllin e ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›