Partizani humbet në miqësoren ndaj Laçit
Partizani ka humbur në miqësoren e zhvilluar dje kundër Laçit me rezultatin 2-0, takim i zhvilluar në stadiumin e këtyre të fundit. Golat janë shënuar në pjesën e parë, me anë të Nimanit në minutën e 21-të dhe Shazivarit në të 36-ën. Ka qenë një sfidë e zhvilluar me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, por ajo që duhet pranuar është se vendasit kanë qenë më superior ndaj miqve nga kryeqyteti. Konkretizimi i rasteve, me shënimin e dy golave e tregon më së miri këtë fakt. Por pavarësisht rezultatit, përballja e djeshme u ka shërbyer të dy trajnerëve të merrnin shënimet e nevojshme për çdo lojtar që u aktivizua nga ana e tyre dhe të shihnin nga afër formën e tyre fizike.
Afrimet Ditët e fundit radhëve të laçianeve u janë shtuar dy futbollistë. Bëhet fjalë për Henri Ndrekën dhe Eni Imamin, por të dy futbollistët nuk u aktivizuan në ndeshjen ndaj Partizanit. Imami sipas drejtuesve të klubit laçian vuan nga një dëmtim në këmbën e djathtë, ndërsa Ndreka ka zhvilluar stërvitje individuale.
