"Gjermania, jo më fuqi kryesore në Evropë"
Zoti Fisher, Franca dhe Brita
nia e Madhe e organizuan
takimin e fundit të BE-së pa
pjesëmarrjen e kancelares gjermane
dhe shumë vende të organizatës
po akuzojnë Gjermaninë për
aplikimin e një politike ekonomike
me shumë zvarritje dhe hezituese.
A mos vallë Gjermania po shkon
drejt një vetizolimi?
Mendoj se gjërat nuk kanë shkuar edhe
aq keq, por Gjermania, sipas meje, ka
zgjedhur një rrugëtim të vetmuar. Këto
javët e fundit kam bërë disa vizita në Paris,
Lisbonë dhe Kopenhagen. Kudo jam
ndeshur me të njëjtën pyetje: A mund të
na e shpjegoni qëndrimin e kancelares në
lidhje me krizën? Përse Gjermania nuk e
sheh daljen nga kriza si një projekt të përbashkët
evropian? Përse Gjermania di të
thotë vetëm "jo" së fundi, në vend që të
ndërmarrë një rol lidereje?
Sipas jush, cilat janë arsyet për
marrjen e këtij pozicioni?
Kam vënë re një ndryshim shkatërrimtar
në politikën e jashtme gjermane.
Deri më tani, Evropa ka qenë projekti kyç
në politikën e jashtme të vendit, ajo çka
ishte e mirë për Evropën ishte e mirë edhe
për Gjermaninë dhe anasjelltas. Liderët
aktualë të vendit, gjithnjë e më tepër e
shohin Evropën si një mjet për të ecur
drejt axhendës personale politike. Kjo
përbën një rrezik domethënës për
Evropën, por edhe së pari për vetë Gjermaninë.
Cilat janë shenjat e këtij ndryshimi?
Së pari dhe mbi të gjitha, është
mënyra me të cilën trajtohet kriza. Në
dukje, qeveria gjermane fillimisht e nënvlerësoi
rëndësinë e situatës. Ajo dështoi
në njohjen e rrezikut të madh drejt të
cilit mund të shkonte vendi dhe bashkë
me të, e gjithë bota. Fakti që qeveria gjermane
nuk mori masa energjike në nëntor,
shkaktoi një konfuzion shumë të
madh në Evropë.
A mund ta shpjegoni hezitimin
e Berlinit?
Kancelarja gjermane, Merkel, vepron
shumë e tërhequr, që kur mori goditje nga
partia e saj për mbështetjen e luftës në
Irak. Si pasojë e kësaj përvoje, ajo nuk para
nxiton më në asgjë. Deri tani, nëse
sondazhet dhe opinionet janë të sakta, një
taktikë e tillë e ka ndihmuar shumë. Ajo
gjithmonë mban pozicione që e lejojnë
të ketë shumicën. Megjithatë, sa i përket
krizës botërore, qëndrimi i saj ishte i
gabuar. Ajo çka duhet të kishte bërë dhe
të bëjë Merkel është një ndërmarrje e
madhe, strategjike dhe në shkallë të
gjerë në kuadrin e shpirtit evropian.
Gjermania po dështon në shfaqjen si një
fuqi evropiane.
A duhet që Gjermania të paguajë
më shumë, në mënyrë që të
udhëheqë në Evropë? A do të ishte
programi i një stimuli
ekonomik një investim politik për
rolin e Gjermanisë?
Ne nuk na duhet të paguajmë në
sensin e parave. Zakonisht presin që i forti
të kontribuojë më shumë se i dobëti,
për këtë nuk ka dyshim. Sigurisht që do
të kemi dhimbje për sa u përket problemeve
me buxhetin, si edhe vendet e
tjera, por kjo nuk duhet të jetë shkak që
ne të refuzojmë vazhdimisht sa herë që
fqinjët tanë zënë të flasin për një paketë
stimuluese të përbashkët.
Por kjo do të thotë rimarrje e
rolit tonë të vjetër si financues të
Evropës?
Kjo është logjika e qartë që na ndan
nga fqinjët. Ne nuk jemi ndër vendet
kryesore eksportuese në botë për shkak
të tregtisë me Kinën, por sepse furnizojmë
me shumë produkte tregun e
brendshëm të Bashkimit Evropian. Vështirë
se evropianët varen nga ndonjë vend
tjetër, sikundër varen nga Gjermania për
sa i përket shumë mallrave, por nga ana
tjetër, kjo është me një përfitim shumë të
madh për ne. I gjithë tregu evropian është
tregu ynë.
Kohët e fundit, gjermanët kanë
krijuar për fqinjët e tyre perceptimin
se ata janë lakmitarë dhe të
pacipë.
Këtu ka një rrezik real, njerëzit në Gjermani
të thonë shumë shpejt: OK, Evropa
është e rëndësishme, por mjaft me kaq.
Qeveria gjermane po e ushqen një tendencë
të tillë, pra një mendësi të tipit "të
shohim e të bëjmë". Të paktën qeveria
tani kërkon që të prezantojë një paketë
të dytë stimuluese, por ajo që nuk kuptoj
është se përse e vonon dhe e zvarrit kaq
shumë?
Kancelarja gjermane thotë se
pozicioni i saj pritës vjen sepse
ajo, së pari, kërkon të dijë se cili
do të jetë pozicioni i Presidentit
të ri amerikan, Obama.
Ne, prej kohësh e dimë se çfarë do të
bëjë ai. Që nga Konventa e Demokratëve
në Denver, na u bë e qartë se cila është
politika e tij. Kam qenë vetë në këtë Konventë
dhe që atëherë i kam gjërat e qarta.
Obama do të nisë me një "big bang" të
madh. Ai do të fusë një paketë stimuluese
gjigante në treg, për t‘u shpenzuar
në arsim, infrastrukturë e për të krijuar
vende të reja pune. Vetëm detajet kanë
mbetur të paditura, por ato nuk na duhen.
Ndaj mendoj se kancelarja thjesht
po kërkon të fitojë kohë dhe të veprojë
njëherazi me Obamën. Por a është vallë
kjo taktikë e denjë për të paguar muaj të
tërë përplasjesh me Parisin dhe Londrën?
Ju keni reputacionin e një pesimisti,
të atij që sheh vetëm anën
e errët të gjërave. A mund të
ndodhë që për tri javë, këto zënka
mes vendeve të BE-së të jenë
thjesht një histori e mbyllur?
Do të ishte shumë mirë të ndodhte siç
thoni ju, por nuk besoj se do të jetë kështu.
Kjo na sjell sërish te çështja e orientimit
të ri gjerman ndaj Evropës. Gjermania
po heq dorë nga bashkëpunimi me
Brukselin, sepse situata i duket shumë e
komplikuar dhe se i vjen më lehtë që të
veprojë e vetme.
Por a nuk është i kuptueshëm
një qëndrim i tillë? Në fund të fundit,
integrimi evropian nuk po bën
përpara.
Sigurisht që marrëdhënia me
Evropën është e tillë , por gjithsesi Gjermania
nuk mund të këndojë gjithmonë
"solo". Në gjirin e organizatës duhet të
krijohet një grup vendesh avangarde që
drejtojnë dhe Franca duhet të jetë pa
dyshim një prej tyre, na pëlqen ose jo.
Sigurisht që në këtë grup duhet të marrin
pjesë edhe vende të tjera, por të punosh
pa Francën është një perspektivë që
duhet harruar.
Por Presidenti i Francës,
Sarkozi, është një partner shumë
i vështirë?
Kështu ka qenë gjithmonë me presidentët
francezë. Marrëdhënia mes Shrëderit
dhe Shirakut ka qenë e tmerrshme
për shumë vite. Marrëdhënia Kol-Shirak
ishte gjithashtu.Për të arritur diçka së
bashku nuk është e nevojshme që të
ndash dashuri me partnerin.
Po nëse palët nuk pëlqehen?
Agresionet personale nuk kanë vend
në diplomaci. Ato janë shumë të rrezikshme.
Ndonjëherë mund të hasësh në
njerërz që të ngenë nervat, dhe në disa
raste ekstreme, nëse has në diktatorë të
përgjakshëm ndodh me të drejtë që edhe
të revoltohesh. Në raste të tilla si kancelar,
apo ministër i jashtëm e ndjen se nuk do
të ketë sapun në botë që do të të pastrojë
duart nga shtrëngimi diplomatik me
njerëz të tillë. Por agresioni është jashtë
çdo diskutimi. Nuk është aspak në ndihmë
të marrëdhënieve dypalëshe nëse një
gazetë gjermane shkruan se kancelarja
gjermane sheh filma me Louis-de-Funes
për të kuptuar më mirë Sarkozinë. Cili
është qëllimi i gjithë kësaj?
A duhet gjermanët që t‘i servilosen
francezëve në mënyrë që
të udhëheqin në Evropë?
Helmut Kohl ka thënë: "Kancelari
gjerman këshillohet që të përkulet dy
herë përpara flamurit francez". Unë nuk
mendoj se duhet të mbahet një qëndrim
i tillë, por ajo çka duhet të bëjmë është që
të kuptojmë një vend që është shndërruar
në një partner shumë të rëndësishëm.
Kjo është shpesh e vështirë. Por
mos të harrojmë që edhe ne nuk jemi
partnerë të lehtë për Francën. Kemi mentalitete
tërësisht të kundërta dhe si pasojë
kultura të ndryshme politike. Nëse
e kupton drejt ndryshimin, ai mund të
jetë konstruktiv dhe pozitiv. Ky ishte
edhe qëndrimi që mbajtën me sukses
çiftet Shmid/Zhiskard d‘Estang dhe Kol/
Miteran.
Gjermania është gjithashtu në
marrëdhënie jo shumë të nxehta
edhe me Britaninë e Madhe. "Financial
Times" e krahasonte qëndrimin
e Merkelit me atë të liderve
gjermanë në vitin 1930, gjatë
krizës ekonomike.
Nuk duhet ta marrim çdo kritikë fjalë
për fjalë. Sigurisht që ka edhe shumë
ekzagjerime, por qeveria jonë po vepron
si një dem në një dyqan porcelani. Marrim
për shembull rastin e Ministrit të Financave,
Peer Steinbruck, që iu kundërvu
Gordon Braunit në revistën "Newsweek".
Po, ai vuri në dyshim përfitimet
që do të kishin britanikët nga ulja
minimale e Taksës së Vlerës së shtuar.
Kjo më kujton një intervistë në "Daily
Telegraph", që u pasua me një çështje
shumë pak të lavdishme.
Në vitin 1908, gazeta publikoi
një intervistë me Kaiser Vilhelmin
II, i cili sulmonte britanikët.
Pikërisht kjo intervistë u pasua
me një krizë të madhe në marrëdhëniet
Gjermano-britanike.
Sigurisht që Steinbruck nuk është Vilhelmi
II, por është pak a shumë e njëjta
lloj përplasjeje.
Po a mund të rikthehemi në vilhemizëm?
Oh jo, ato ditë kanë marrë fund përfundimisht,
por intervista të tilla janë
të dëmshme për politikën e jashtme.
Politika e jashtme gjermane bëhet e
qëndrueshme dhe e besueshme nëse
do të përcaktohet përmes prizmit evropian.
Ne patëm një thyerje të traditës
sonë me nacional socializmin dhe Holokaustin.
Kjo do të thotë se nuk mund
të bazohemi shumë në të kaluarën tonë
dhe nuk mund të formulojmë poitikën
e jashtme vetëm duke u bazuar në axhendën
pesonale. Vetëm përcaktimi i
identitetit gjerman brenda kuadrit, kontekstit
evropian do t‘i bëjë gjërat të qëndrueshme.