E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë ndodh pas skenave të koncerteve?

Kitaristi i grupit "Oasis" ra mes fansave, Bionse doli nudo para publikut, lideri i "Metallica"-ve u dogj nga efektet speciale, ndërsa Robi Uilliams mbeti varur me kokëposhtë për 10 minuta. Prapaskenat e spektakleve që mbushin stadiumet, treguar nga njerëzit që ndjekin yjet

Të vrara, taka të thyera dhe gafa të paharrueshme: skena nuk dhuron vetëm duartrokitje dhe fishkëllima nga ana e fansave. Më mirë nga të gjithë këtë e dinë yjet e muzikës që e kanë pushtuar skenën prej vitesh. E më në detaje gjërat i dinë meshkujt e stafit, që deri sa koncerti nuk ka përfunduar, jetojnë "në ferr". "Kjo, për faktin se skena është si një ring", shprehet një inspektor skene. "Në 28 vite punë kam para shumë yje të qajnë, por jo se janë mallëngjyer". Kështu shprehen edhe pesë kolegë kanadezë të inspektorit të lartpërmendur, që dy orë gjatë një spektakli në Toronto, u është dashur të kujdesen për çdo detaj të tij. "Ishte një koncert perfekt, derisa një spektator u ngjit në skenë dhe e shtyu Noel Gallagher jashtë. Nga tronditja kitaristi theu dy brinjë. Noel nuk ishte i përgatitur për këtë hedhje dhe ra poshtë së bashku me kitarën si një thes patatesh", tregon një nga shumë fotografët e pranishëm në vendngjarje. Po punonjësit e sigurisë ku ndodheshin? "Tre prej tyre kapën personin që u ngjit në skenë, dy të tjerë rrethuan Liam, vëllain e Noel, që në kriza histerie, përpiqej të godiste me shkelma dhe grushte personin që bëri këtë rrëmujë. Pas 30 minutash çdo gjë iu rikthye normalitetit, por atmosfera nuk ishte në lartësinë e duhur".

Sërish në Toronto, ku surprizat nuk kanë të sosur, ndodhi një tjetër ngjarje. Këtë herë protagoniste ishte Bionse, këngëtarja dhe bashkëshortja e reperit Xhej-Zi, e cila padashur doli topless. Për këtë arsye, ajo vesh vetëm minifunde dhe përpiqet ta kontrollojë veten në skenë. Gjatë koncertit të saj në Toronto frynte shumë erë dhe fustani që mbante veshur këngëtarja u ngrit lart duke i nxjerrë në shesh gjithçka që mund të shihej. Meqë s‘kishte se çfarë të bënte filloi të qeshte e turpëruar.

Nëse Bionse e kaloi duke qeshur, nuk ndodhi kështu për Fërgin, vokalisten seksi të grupit "Black Eyed Peas". Për në koncertin në San Diego në 2005-ën është një plagë ende e hapur. "Bëra çiçin në mbathje. Për fat të keq kisha veshur një palë pantallona ngjyrë gri të hapur dhe të gjithë e vunë re. Pas pak ditësh filluan të qarkonin në internet video. Jam e sigurt se nuk do të arrij ta kaloj ndonjëherë këtë traumë".

Djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në pjesën e djathtë të trupit. Kjo ishte diagnoza me të cilën mjekët e Montrealit në Kanada e nxorën nga spitali liderin e grupit "Metallica"-ve, Xhejms Hetfild. "Asnjë nga teknikët e mi nuk më kishte paralajmëruar", kujton metalari më i famshëm i planetit, "që tubat e efekteve speciale ishin spostuar. Ata e injoruan rrezikun, po qëndroja këmbëhapur para mikrofonit, me kokën e kthyer pas, në pritje për të kënduar një nga këngët tona më të famshme: "Nothing else matters". Për një çast hapa sytë dhe pashë një pjesëtar të stafit që lëvizi dorën. Një sekondë më vonë gjendesha në mes të ferrit në vendin e më mëkatarëve. Kur shkova në spital isha bërë si pulë e pjekur. Në pjesën e djathtë të trupit nuk kisha më lëkurë. Mamaja më kishte që thënë që nuk luhet me zjarrin".

Ndërsa për ish-pjesëtarin e "Take That", Robi Uilliams, nuk ka pasur flakë, por një trembje e tmerrshme në Gjermani. Në mes të një spektakli të nxehtë, divi i popit i afrohet bordit të skenës duke kërcyer sipas mënyrës së tij. Ai nuk e dinte se pas krahëve të tij po vinte një fans i çmendur. "Po këndonte dhe po kërcente njëkohësisht, kur një i çmendur i shkoi pas shpine dhe e goditi, duke e rrëzuar përdhe. Mendova se ndodhi diçka e tmerrshme, por fatmirësisht Robi u ngrit në këmbë. Ishte i zbehtë dhe i vinte për të vjellë, por nuk e di se si arriti të këndonte sërish. Për ta ndryshuar disi atmosferën filloi të bënte shaka: faleminderit, por kur dua të përshëndes një fans, nuk është nevoja të ngjiteni këtu. Ju afrohem unë", tregon një nga inspektorët e skenës. Gjithashtu për zotin Uilliams qarkullon prej disa muajsh një tregim mes farsës dhe dramës. Në një nga turnetë e tij të fundit, teksa bënte prova Robi mbeti varur me kokë poshtë për 10 minuta, sepse një nga kavot që e ngrinin dhe e ulnin ishte bllokuar.

Për Fërgin, koncerti në San Diego në 2005-ën është një plagë ende e hapur. "Bëra çiçin në mbathje. Për fat të keq kisha veshur një palë pantallona ngjyrë gri të hapur dhe të gjithë e vunë re. Pas pak ditësh filluan të qarkonin në internet video. Jam e sigurt se nuk do të arrij ta kaloj ndonjëherë këtë traumë"

Skena nuk dhuron vetëm duartrokitje dhe fishkëllima nga ana e fansave. Më mirë nga të gjithë këtë e dinë yjet e muzikës që e kanë pushtuar skenën prej vitesh. E më në detaje gjërat i dinë njerëzit e stafit, që deri sa koncerti nuk ka përfunduar, jetojnë "në një ferr"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›