E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillimi i sezonit turistik sjell shtëpitë me drita, arrestohet tutorja



Me nisjen e sezonit turistik, shfaqen edhe rastet e para të zbulimit t rrjeteve të trafikimit të seksit në hotelet dhe motelet përgjatë bregdetit. Të paktën dy raste janë zbuluar nga policitë e qarqeve të Lezhës dhe Durrësit. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se dje është ndaluar një tutore, e cila dyshohet të ketë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni kundrejt fitimit dy të mitura në zonën e Lezhës dhe Shëngjinit. Sipas tyre, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, zyra e trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Lezhës ndaloi shtetasen me iniciale Zh.V., lindur në vitin 1992. “Ajo dyshohet për shfrytëzim prostitucioni, pasi konkretisht, dyshohet të ketë përfituar të holla nga dy të mitura në zonën e Shëngjinit", - bën të ditur njoftimi zyrtar i policisë. Po dje, policia e një tjetër qarku bregdetar, në zonën e Durrësit, njoftoi gjetjen e një vajze 18-vjeçare, e cila dyshohet të ketë frekuentuar hotelet në zonën e plazhit. Tutorja e dy të miturave Burimet zyrtare të policisë së Lezhës thonë se “dy të miturat me inicialet K. T dhe XH. S, që prej një muaji ishin larguar nga shtëpia e tyre dhe rrinin në Lezhë, në hotelet rreth qytetit, dhe përgjatë autostradës”. Sipas tyre, e mitura me inicialet Zh. V., ishte tutorja e tyre dhe i mbante duke iu gjetur klientë. Një denoncim i mbërritur në komisariatin e Lezhës, ka nxitur agjentët antitrafik për të gjetur Zh. V,. Pas hetimeve të bëra, rezultoi se ajo së bashku me dy shoqet e saja janë gjetur në orët e vona të së premtes në një nga hotelet e qytetit. Pasi janë kapur në kushtet e flagrancës, tre femrat e mitura janë shoqëruan në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës. “Zh.V., e akuzuar për shfrytëzimi prostitucioni të dy shoqeve të saj, u mor në pyetje në prani të avokatit të saj mbrojtës, u caktua nga kjo drejtori”, - bëjnë të ditur burimet zyrtare. Sipas tyre, në seancën e pyetjeve ishin të pranishëm edhe e ëma e vajzës dhe një psikolog. Pas marrjes në pyetje të tre vajzave, dy të miturat e tjera kanë akuzuar Zh.V., se i çonte për të prostituuar në këmbim të parave në hotelet e ndryshme në Shëngjin dhe Lezhë. Avokati mbrojtës i 16-vjeçares nuk i pranoi akuzat që janë ngritur ndaj saj. Më në fund, agjentët antitrafik ekzekutuan urdhër-ndalimin për ZH. V., dhe ndaj saj kanë nisur hetimet për veprën penale të “shfrytëzimit të prostitucionit kundrejt fitimit”.
Zhdukja e 18-vjeçares
Prindërit kanë denoncuar disa ditë më parë zhdukjen e vajzës së tyre 18-vjeçare. Nëna e saj ka kërkuar ndihmë në komisariatin e Krujës për gjetjen e së bijës me inicialet G.J.. Vetëm mbrëmjen e së premtes është bërë e mundur gjetja e saj. Pas kontrolleve të ushtruara në rrethet e Lezhës, Krujës dhe Durrësit, vetë 18-vjeçarja është kthyer në shtëpi. Burimet bëjnë të ditur se ajo ka qenë nën shoqërinë e disa personave, ende të paidentifikuar, të cilët mund ta kenë përdorur edhe për qëllime prostitucioni. Në lidhje me këtë ngjarje kanë nisur hetimet nga agjentët antitrafik të komisariatit të Krujës.

19 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›