Në tre vite, restaurim për 12 shkolla, 7 të reja

13/05/2005 Shkollat e reja do të ngrihen me kredi nga BKE
Për tre vite 12 shkolla do të rehabilitohen dhe 7 të tjera do të ngrihen të reja. “Ky është një prezantim i shkurtër i një projekti, i cili u konkludua me shumë sukses për nga pikëpamja e formulës së financimit, falë mbështetjes shumë të madhe të Ministrisë së Financave. Pra, nëpërmjet këtij projekti, i cili është projekt që mbështetet në një kredi të Bankës së Këshillit të Evropës, kredi me kushte shumë të favorshme, një kredi me karakter social, ne do të jemi në gjendje që të bëjmë 7 shkolla të reja. Kaq janë nevojat e identifikuara në momentin që flasim”, tha Kryetari i Bashkisë, Edi Rama. Në një perspektivë disavjeçare do të rehabilitohen dhe 12 shkolla ekzistuese. “Dua të theksoj se nuk bëhet fjalë thjeshtë për një projekt, por bëhet fjalë për një filozofi, për një strategji të re pas një procesi decentralizimi, duke kaluar më shumë kompetenca drejt pushtetit vendor, natyrisht, edhe më shumë përgjegjësi”, tha ministri i Financave, Arben Malaj.
Nga 7 shkollat e reja, katër do të jenë shkolla 9-vjeçare dhe tre do të jenë shkolla të mesme. Nga shkollat ekzistuese, dhjetë do të jenë shkolla 9-vjeçare dhe 2 do të jenë shkolla të mesme. Kostoja totale e hapit të parë të projektit është 18.667.400 euro dhe ajo që është më e rëndësishmja është që bëhet fjalë për një periudhë zbatimi trevjeçare. Nga ky investim do të përfitojnë 17.000 nxënës dhe 1000 mësues, administratorë dhe punonjës shkollash, është një periudhë që na garanton ne kryerjen e një volumi pune, që në terma të tjera, me mundësinë e Buxhetit të Shtetit apo me mundësitë e buxhetit të Bashkisë, do të duheshin së paku trefishi i viteve për ta kryer. Nga ana tjetër, në rast se do të duhej trefishi i viteve për ta kryer, do të kishte dhe një proces amortizimi për ato që do të kryheshin, që do t’ua bënte shumë më të vështirë të gjithë fëmijëve të kryeqytetit të kishin akses në këto standarde dhe, njëkohësisht do të digjte edhe një gjeneratë tjetër nxënësish, sidomos në disa periferi për një cikël 9-vjeçar. Kjo është një mundësi që të realizohet standardi për 30 nxënës për klasë.