Çfarë duhet të keni në garderobën tuaj

13/05/2005 Dëshirë për pranverë? Për një pamje të re? Vënë bast që pyetja që bëjmë shpesh është se nga t’ia nis? Cilat janë gjërat që nuk duhet të mungojnë në garderobë për sezonin pranverë-verë? Të blesh diçka vetëm se të pëlqen, apo se je në humor të mirë, nuk do të thotë aspak se po krijon një garderobë me veshjet e duhura. Ja një ndihmë e vogël për gjërat që ‘duhen’:
1. Pantallonat
Sezonin e shkuar të gjithë ishin të çmendur për pantallonat, që rreth kofshëve ishin të ngjitura dhe nga gjuri e poshtë fillonin të zgjeroheshin. Por stili superfemëror është rafinuar, krahasuar me një sezon më parë, pasi duket se këtë sezon ky model i pantallonave duket se është pak mënjanë.
Ajo që këtë sezon do të jetë dominuese, janë pantallonat e të gjitha formave, të ngushta, të gjera, prerje të drejtë. Sipas stilistëve nuk ka aspak rëndësi, e rëndësishme është që falë tyre të krijohet një look i ri, ndryshe nga më parë.
2. Bluzat dhe kanatieret e ngushta
Këtë sezon, bluzat e ngushta dhe kanatieret janë me të vërtetë më të këshilluarat dhe, sigurisht ia vlen t’i kesh në garderobën e kësaj periudhe. Të gjithë janë të ndryshëm, argëtues, elegantë, femëror, të veçantë. Stilistët vazhdojnë të luajnë me detajet, përmasat, ngjyrat, format.
Të gjitha këto bluza, ku më shumë këshillohen të jenë prej pambuku, por pa përjashtuar edhe cohrat e tjera, janë të ngushta përreth gjoksit dhe nisin të zgjerohen ndjeshëm në fund të tyre. Janë shumëngjyrshme, dizenjo me lulet e pranverës, qepje të veçanta. Një pjesë jo e vogël e tyre kanë qëndisje të bukura, me fije ari apo argjendi. Këtë sezon rishfaqen edhe një herë perlat dhe teminat. Por mbi të gjitha, janë më shumë praktike dhe të rehatshme. Mund t’i vishni nën xhaketë, në mbrëmjet e freskëta, kur për t’u argëtuar qëndroni jashtë gjatë gjithë natës, gjatë orarit të punës apo me xhinse treçerekëshe për të qenë superseksi.
3. Funde dhe fustane të fryra
Motoja e feminilitetit këtë sezon janë fundet dhe fustanet voluminoze dhe të fryra. Të frymëzuara nga veshjet e viteve ’50, ato duket se janë rikthyer edhe një herë për të bërë tendencë. Megjithëse kanë një stil retrospektiv, janë shumë trendy, nëse do të vishen në stilin e duhur. Një volum i madh, sipas stilistëve, nënkupton funde dhe fustane me shumë pala, që të krijojnë idenë e një cope të derdhur dhe të fryrë, voluminoze. Por një volum i tillë duhet të vishet me një bluzë apo kanatiere të ngushtë, që të vijë sipas linjave të trupit. Ndërkohë që gjatësia e tyre është lënë e lirë dhe, sipas preferencave të femrave, të gjata, deri te gjuri, apo shumë të shkurtra. Të lirë për të zgjedhur atë që preferoni. Njëngjyrëshe apo me stampime tërë fantazi, me lule apo flutra, të frymëzuara nga natyra. E rëndësishme është të jenë të gjalla dhe të këndshme. Mundohuni që këto tipe fundesh t’i shoqëroni me t-shirt shumëngjyrësh dhe jo me ato tradicionale të bardhë dhe të zinj, garderoba juaj këtë sezon duhet të jetë trendy, plot ngjyra dhe fantazi.
4. Xhaketa të shkurtra për mbrëmjet
Mbrëmjet e freskëta, natën dhe në ambiente të hapura, nuk do të kuptohen pa pasur me vete një xhaketë. Por jo më atë tradicionale. Këtë sezon stilistët kanë ofruar xhaketën super të vogël. E ngushtë te shpatullat, me forma femërore, me shumëdetaje dhe mbi të gjitha e shkurtër. Këtë herë xhaketat janë të gjata deri te gjoksi, mbulojnë vetëm shpatullat dhe janë superseksi. Nuk janë të këshillueshme për ambientet e zyrave, por tepër joshëse me kanatiere dhe t-shirt të ngushta dhe të shkurta që të tregojnë barkun.
Këshilla për një stil të veçantë
Moda ndryshon çdo sezon. Por, tashmë e dimë se ndryshimi i stilit është në bazë të koncpetimit të vetë modës. Por më shumë se ndryshime thelbësore, 180 gradë, bëhet fjalë
vetëm për detaje, ndryshime të vogla në stil, përmirësime,
prerje dhe detaje të reja. Detaje apo prerje që e bëjnë menjëherë garderobën tënde të modës, duke pasur tendencat e fundit.
Këtë verë çdo çmenduri që ju vjen në mendje mund ta vishni, funde dhe fustane të shkurtra dhe të gjata, të lirshme, të derdhura, këmisha të lehta dhe transparente, pantallona treçerekëshe dhe të gjata, të ngushta. Të gjitha të shoqëruara me aksesorë. Ngjyra e artë dhe e verdhë është shumë e rëndësishme për disa stilistë, që duan medoemos të sjellin ndriçimin e diellit në koleskionet e tyre.
Xhaketat e lehta dhe të ngushta janë tendencë e kësaj vere. Të veshura mbi një kanatiere apo këmishë, me kopsat e zbërthyera, do të duken vërtet tërheqëse.
Për disa stilistë evropianë, këtë sezon është e ndaluar të tregohet barku. Ndërkohë për veshjet romantike këshillohet e bardha dhe bluja, veshje që të duken sikur i keni qepur me porosi. Të shkurtrat, tashmë nuk janë vetëm për shëtitjet në plazh, por edhe për në qytet, me një këmishë elegante dhe shumë aksesorë.
Të lidhurat rikthehen sërish në modë. Mund të jenë mbi një fund të gjatë apo një bluzë tepër të shkurtër. E reja e këtij sezoni, fundet mund të jenë edhe nën gju.
Vitet '70 vazhdojnë të influencojnë modën. Këmisha të viteve '70 mund të vishen me xhinse: ‘casual’, por në të njëjtën kohë shumë seksi.
Të gjitha tonalitetet e ngjyrave dhe gjatësi të ndryshme, për të krijuar një look të freskët dhe pranveror. Barku jashtë duket sikur është jashtë mode, por shumë joshës është kurrizi i zbuluar. Joshëse dhe e rafinuar si ndjenja e përgjithshme e modës së këtij sezoni.
E bardha, gjithmonë tendecë
E bardhë e qashtër, e bardhë borë...
Absolutisht e bardhë për një look të jashtëzakonshëm dhe të modës së fundit. E bardha gjithmonë ka qenë ngjyra e preferuar për verën, por këtë sezon kurrsesi nuk mund të mos e keni pjesë të veshjeve, për një imazh tërësisht të bardhë dhe të bukur, por edhe për një look modern.
Mos hiqni dorë nga e bardha romantike. Veshje femërore me tantella, këmisha të qëndisura, me perla dhe temina të shndritshme, funde të derdhura të stilit bohem, pantallona të bardha pambuku, cohra të lehta dhe të rehatshme. Sigurisht që për veshjet e bardha nuk mund të mungojnë aksesorët, edhe këta të bardhë apo nuancat e saj. Varëse perlash, guackash, çanta lëkure të bardha, rripa të gjerë, sigurisht që të bardhë, apo edhe në ngjyrat e argjendit, sandale të bardha me taka të larta. Pra, çdo gjë e bardhë.
Veshje të bardha jo vetëm për ditë, por edhe për mbrëmjet, për një mbrëmje të shfrenuar, apo një shëtitje në park, për një parti me shoqërinë apo një mbrëmje në diskotekë.
Në ditët më të freskëta stilistët këshillojnë që sandalet t’i zëvendësoni me çizmet tip kauboj, por edhe këto me ngjyra të çelura.
Një këshillë: Nëse vendosni të mbani veshje me ngjyrë të bardhë, atëherë kini kujdes të madh nga njollat. E bardha është e bukur nëse është tërësisht e pastër.