Pandi Laço, RTSH-ja ka shkelur në mënyrë flagrante kontratën
13/05/2005 Përplasja e krijuar midis autorëve të këngës "Nesër shkoj", Adrian Hila e Pandi Laço dhe RTSH-së, këngë që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian, mesa duket do të ketë një zgjidhje ligjore. Duke folur për "Metropol", Pandi Laço, autori i tekstit të këngës shpeh bindjen se RTSH-ja, jo vetëm që ka shkelur në mënyrë flagrante kontratën midis palëve dhe i ka fyer publikisht, por nuk po tregon aspak vullnet të mirë për zgjidhjen e këtij absurditeti. Laço thekson midis të tjerash se "amullia që ka përfshirë RTSH-në nuk krijon asnjë mundësi për një mirëkuptim të dy palëve dhe zbutjes së konfliktit. Një person firmos, një tjetër merret me sponsorizimet, tjetri me kontaktet, tjetri me marrëdhëniet me Ukrainën, pra kaq shumë njerëz, sa të krijohet përshtypja se secili punon për interesat e veta, ku mirëkuptimi dhe gjetja e gjuhës së përbashkët midis tyre nuk është e mundur, jo më të arrijnë të merren vesh me ne..."
Dy ditë më parë, në një konferencë për shtyp, ju si autorë, deklaruat se do të tërhiqeni nga pjesëmarrja në Festivalin Evropian, që do të zhvillohet në Ukrainë...
Po, është e vërtetë. Ne deklaruam mospjesëmarrjen tonë në këtë festival, pasi RTSH-ja ka shkeluar kontratën teknike dhe morale që ka nënshkruar me ne. Në mënyrë eksplicite, në pikën tre, neni 3/5 të kontratës, thuhet se "çdo iniciativë shtesë ose veprimtari promovuese, si intervista, konferenca shtypi, vizita apo takime, që përfshihet ose i takojnë pjesërisht Licencuesve, në të tërën ose në pjesë, duhet të miratohet paraprakisht nga Licensuesit (autorëve), të cilët mund të mohojnë ose edhe të modifikojnë kushtet përkatëse", pa llogaritur nenin e parë të pikës tre, ku thuhet se "RTSH-ja nuk mund të disponojë mbi të drejtat morale të Licensuesve". Pra, këto shkelje flagrante na japin të drejtën që ne të tërhiqemi dhe të kërkojmë të drejtat tona, edhe në rrugë ligjore.
Përse sipas pretendimit tuaj RTSH-ja ka shkelur kushtet e përcaktuara qartë në kontratë?
Arsyet mund të jenë nga më të shumtat. Prania e një sponsori, në momentet e fundit, të le të kuptosh se kemi të bëjmë me pazare, të cilat mund të jenë të vjetra dhe që rifreskohen në çdo moment. Ideja e përjashtimit të dy autorëve mund të jetë diçka e qëllimshme, për t'i nxjerrë ata jashtë loje, duke harruar që ka një kontratë e hartuar nga vetë RTSH-ja, ku ka disa nene, të cilat u kanë "shpëtuar" dhe janë treguar shumë dritëshkurtër, pa i kushtuar aspak rëndësi pasojave që mund të kenë si rezultat i prishjes së kësaj kontrate. Unë mund të them që deri në këtë moment, RTSH-ja është treguar e ngathët për të vënë në lëvizje mekanizmat e vet, në mënyrë që të bëhej një prezantim sa më dinjitoz i Shqipërisë në Festivalin Evropian. Kjo ngathtësi, që u pa qartë në festivalin e vitit të kaluar, na detyroi që të ndërmarrim iniciativa shumë të guximshme, sikundër është prodhimi audio-video etj. Madje, edhe kur kemi kontaktuar privatisht me përfaqësues të RTSH-së, në lidhje me mënyrën e organizimit të fushatve promovuese, përgjigjja ka qenë se ata nuk kanë asnjë mundësi, kështu që ne, edhe sipas kontratës, mund të vepronim krejt të pavaruar nga ta në këtë drejtim.
Sa ka kushtuar i gjithë produksioni në fjalë dhe a ka kontribuar RTSH-ja në këtë operacion?
Ndoshta shuma në vetvete nuk ka rëndësi, por edhe ne duhet të bëjmë të gjitha llogaritjet e duhura, pasi shpenzimet janë të shtrira në kohë dhe, në fakt, më shumë me këtë problem është marrë producenti ekzekutiv, i cili di me saktësi të gjitha kostot, ku përfshihen produksioni, biletat, hotelet e shumë të tjera. Gjithsesi, në momentin e duhur, të gjitha këto shpenzime do të bëhen publike, ashtu sikundër edhe preventivat që ka aprovuar Këshilli Drejtues i RTSH-së.
Ju i jeni drejtuar tashmë edhe një zyre ligjore. Cili është reagimi i tyre?
Sigurisht, që reagimi i studios ligjore nuk mund të bëhet publik, pasi do të jetë vetë padia ajo që do të reklamojë të drejtat tona. Por vetë fakti që ata pranuan të merren me çështjen dhe të hapin një proces gjyqësor, do të thotë se ka shumë avantazhe për sa i përket autorëve.
Keni patur kontakte me drejtuesit e RTSH-së apo me zotin Podgorica si përfaqësues i RTSH-së në nënshkrimin e kësaj kontrate, para se të ndërmerrnit këtë hap ligjor?
Kontaktet kanë qenë shumë të pakta, me tepër të karakterit sqarues, ku ne i kemi vënë para fakteve konkrete të kontratës, që me sa duket nuk e kanë parë fare kur kanë marrë përsipër të ndërmarrin fushata të tilla promovuese dhe sponsorizuese. Ka një përpjekje për ta zbutur këtë marrëdhënie, fakt që tregon se ndoshta e kanë ndjerë se e kanë shkelur kontratën. Por sidoqë të jetë puna, është e vështirë të rikuperohet një marrëdhënie, kur është shkelur figura morale e dy autorëve. Eshtë paradoksale të organizosh një konferencë për shtyp dhe të mos ftohen dy autorët, gjë që jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht bie ndesh me pikën 8, neni 8/2, ku thuhet se "RTSH-ja garanton se nuk do ta përdorë veprën për qëllime të uljes së figurës morale të autorëve të veprës, në të kundërt do të zhdëmtojë këta të fundit sipas legjislacionit në fuqi". Pra, promovohet kënga pjesëmarrëse në Festivalin Evropian dhe nuk ftohen autorët, si dhe sa mund të justifikohet kjo nga përfaqësuesit e RTSH-së? Personalisht, besoj se amullia që ka përfshirë RTSH-në nuk krijon asnjë mundësi për një mirëkuptim të dy palëve dhe zbutjes së konfliktit. Një person firmos, një tjetër merret me sponsorizimet, tjetri me kontaktet, tjetri me marrëdhëniet me Ukrainën, pra kaq shumë njerëz, sa të krijohet përshtypja se secili punon për interesat e veta, ku mirëkuptimi dhe gjetja e gjuhës së përbashkët midis tyre nuk është e mundur, jo më të arrijnë të merren vesh me ne. Madje, fakti që është vendosur edhe një aktivitet tjetër promovues, pa asnjë konsultë me ne, tregon qartë se ata vazhdojnë të shkelin sërish kontratën, pasi edhe një parti është aktivitet promovues, të drejtën e së cilës, sipas kontratës, e kanë dy autorët.
A mundet këngëtarja Ledina Çelo të këndojë këtë këngë në festival pa aprovimin tuaj?
Tashmë kënga ka hyrë në rrugën e saj. Ne kemi dorëzuar në afat të gjithë dokumentacionin, përfshi produksionin audio dhe video dhe ajo mund ta këndojë këtë këngë, në qoftë se të drejtat e autorit nëpërmjet levave të tyre nuk e bllokojnë. Por nuk do të ishte mirë që Shqipëria të mos prezantohej në këtë aktivitet, por ne si autorë kemi të drejtë ta kërkojmë këtë, si ligjërisht, ashtu edhe moralisht.
EBU-ja (Europian Broadcast Union) është vënë në dijeni për këtë problem?
Së bashku me Adi Hilën kemi komunikuar me zyrën ligjore të EBU-së, e cila na ka dhënë aprovimin e saj, që në rast se ka shkelje kontrate, ne mund ta ndjekim ligjërisht. Paralelisht i përcollëm kësaj zyre ligjore edhe kopje të kontratës së përkthyer në anglisht dhe të noterizuar, duke vënë në dukje shkeljet e të drejtave të autorëve nga ana e RTSH-së.
A besoni se mund të jetë edhe një veprim i qëllimshëm për të prishur imazhin, qoftë të autorëve apo edhe të vetë Shqipërisë?
Kushdo mund ta interpretojë sipas këndvështrimit të vet. Ajo që mund të them unë, është fakti se ne kishim parashikuar një koncert para "Piramidës", i cili nuk u zhvillua, pasi Çelo nuk u lejua të këndonte nga kompania, e cila i ka blerë të drejtën e imazhit të saj. Madje, drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Artur Zheji, na tha se nuk mund ta detyrojë këngëtaren të këndojë, perderisa ajo ka një kontratë me një sponsor...
Intervistoi: Leonard Olli
Kontrata midis RTSH-së dhe autorëve Adrian Hila, Pandi Laço
Pika 3: Kufizime
3.1-RTSH-ja nuk mund të disponojë mbi të drejtat morale të Licensuesve
3.2-RTSH-ja nuk mund të modifikojë veprën duke shtuar pjesë të cilat e denatyrojnë veprën... Këtu përjashtohen, gjithashtu, mutilimi i transmetimit për efekte të shfrytëzimit tregëtar të veprës si edhe parashikimet e tjera të posaçme të kësaj kontrate.
3.3-Licensuesit nuk mbajnë asnjë përgjegjësi në rast se materiali i modifikuar nga RTSH-ja shkel ligjin.
3.5-Çdo iniciativë shtesë ose veprimtari promovuese, si intervista, konferenca për shtyp, vizita apo takime që përfshihen ose i takojnë, qoftë edhe pjesërisht Lincensuesve, në të tërën ose në pjesë duhet të miratohet paraprakisht nga Licensuesit, të cilët mund të mohojnë ose edhe të modifikojnë kushtet përkatëse (licensuesit janë autorët).
3.6-RTSH-ja nuk disponon mbi të ardhurat që përfitohen nga autorët e veprës, nga rrjeti i agjencive të autorëve, si edhe agjencitë vendase në RSH, për shpërblimin që jepet në bazë të përdorimit të veprës nga përdoruesit e pronësisë intelektuale, sipas parashikimeve ligjore që rregullojnë këto marrëdhënie.