Pesë gjimnazistë fitues të bursave të kolegjeve ndërkombëtare

13/05/2005 Një konkurs i përvitshëm, ku nxënëset me pikë më të larta fitojnë dy vjet studime falas në një nga kolegjet më të mira të botës. Janë përzgjedhur fituesit e bursave për Kolegjet e Botës së Bashkuar. Një testim ku u përfshinë rreth 60 nxënës të zgjedhur në bazë të kritereve strikte, nga përfaqësues të MASH-it dhe ekspertë të huaj të këtyre
Shkollave, ndër ta Henrey Thomas dhe Marc Abrioux. Në
testim u përfshinë nxënës të viteve të dyta të
shkollave të mesme, për të përzgjedhur fituesit për 5
(pesë) bursat e ofruara nga Kolegjet e Botës së
Bashkuar për studime në Itali, Kanada, Uells, Norvegji
dhe Singapor. Zyra Ndërkombëtare e Kolegjeve të Botës
së Bashkuar, me qendër në Londër, ka ofruar çdo vit
4-5 bursa për nxënës shqiptarë, që studiojnë në vitet
e dyta të shkollave të mesme të përgjithshme publike
dhe private. Kjo qendër ka planifikuar 5 (pesë) bursa
studimi për vitet 2005-2007 për në kolegjet: Itali
(1), Uells (1), Norvegji (1), Kanada (1), Singapor
(1). Kolegji i Singaporit ofron tre vjet studime, nga
të cilët dy vite janë mësim dhe një vit është praktikë
sociale. Konkurrentët kanë paraqitur ndër të tjera vërtetimin e notave të vitit të parë dhe të semestrit të parë të vitit të dytë, të firmosur përkatësisht nga Drejtoria Arsimore Rajonale dhe Zyra Arsimore; Kriter -
mesatarja e notave për pjesëmarrje në konkurrim duhet të ishte mbi 9.5. Risia e këtij viti është që Kolegji i Adriatikut ka ofruar bursa edhe në fushën e muzikës dhe fizikës. Seleksionimi i kandidatëve për këto bursa shtesë do të bëhet nga komisioni përkatës i ngritur në Kolegjin e
Adriatikut, bazuar në dokumentacionin e aplikantëve.
Fituesit
1. Besjona Nikoci: Nxënëse e shkollës së Mesme të
Përgjithshme “Asim Vokshi” – Bajram Curri në Tropojë,
fituese e bursës për Kolegjin e Singaporit
2. Albulen Pano: Nxënës në shkollën e mesme të
përgjithshme “Dhaskal Todri”, Elbasan, fitues i
studimeve në Kolegjin e Norvegjisë
3. Ermira Murati: Nxënëse në shkollën e mesme
jopublike Vlorë, fitues i Kolegjit në Kanada
4. Ersela Shabani: Nxënës në shkollën e mesme të
përgjithshme Vlorë, fitues i bursës së studimeve në
kolegjin e Italisë
5. Iris Aliaj: Nxënës në shkollën e mesme të
përgjithshme në Fier, fitues i Kolegjit në Uells