Fillon gjyqi në SHBA për katër shqiptarët e akuzuar për terrorizëm
Dje u zhvillua seanca e parë gjyqësore për “terroristët” e “Fort Diks”-it. Të akuzuarit kanë mohuar planifikimin e sulmit terrorist në “Fort Diks”
Habjon Hasani
Është zhvilluar dje në Nju Xhersi seanca e parë gjyqësore ndaj gjashtë personave, mes të cilëve katër shqiptare nga Maqedonia, të cilët në vitin 2007 planifikonin të kryenin sulme në bazën amerikane “Fort Diks”. Në gjyq u paraqitën gjashtë të arrestuarit, mes të cilëve shqiptarët Dritan Duka, 28 vjeç; Shain Duka, 26 vjeç; Elvid Duka, 23 vjeç, të tre këta vëllezër që jetonin në Shtetet e Bashkuara, si dhe dy shtetas të huaj, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të tyre. I arrestuar ka qenë dhe shqiptari tjetër, Agron Abdullahu. Ata janë akuzuar për “vrasje në tentativë të ushtarëve amerikanë të “Fort Diks”, akuzë kjo që mund t’i çojë deri në burgim të përjetshëm. Juria që do të japë vendimin përbëhet nga 11 veta, tetë prej të cilëve janë femra. Arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të disa provave dhe xhirimeve në videokaseta DVD, u zbulua se ishin duke përgatitur një sulm të armatosur kundër bazës ushtarake të “Fort Dix” në Nju Xhersi, ku stërviten ushtarët që nisen për në Irak. Aktpadia prej 27 faqesh, e paraqitur në Gjykatën Federale të qytetit Camden të Nju Xhersit, përshkruan aktivitetin e këtyre personave në përpjekje për të vrarë qindra ushtarë amerikanë rezervistë në bazën “Fort Diks” para se ata të niseshin për në Afganistan e Irak. Autoritetet amerikane pohojnë se kundër të gjithë të dyshuarve kanë dëshmi të forta se një periudhë të gjatë kanë përgatitur sulme mbi kompleksin ushtarak “Fort Diks”, si dhe mbi bazën e afërt detare.
Akuzat
Tre nga të dyshuarit, vëllezërit Shain, Dritan dhe Elvir Duka, janë emigrantë nga Maqedonia, ndërsa Muhamar Shnefer është gjeorgjian dhe Serdar Tartar me origjinë nga Turqia. Ata akuzohen nga FBI-ja për komplot ndaj bazës amerikane për përgatitje të veprimeve të armatosura për të vrarë ushtarët amerikanë. Të pestë të akuzuarit, përfshi tre shqiptarët, e kanë shpallur veten të pafajshëm. Ata bënë para pak kohësh një kërkesë për shtyrjen e gjyqit. Një pjesë e shtypit amerikane ka cilësuar si procesin më të madh gjyqësor për terrorizmin pas sulmit të kullave më 11 shtator të vitit 2001. Ata u arrestuan në muajin maj të vitit 2007, pas një operacioni 15-mujor investigimi nga ana e FBI-së, që sekuestroi edhe një sërë armësh e materialesh të dyshimta.
Zbulimi
FBI-ja i ka nisur hetimet në fillim të vitit 2006, pasi dikush kishte çuar në një dyqan videosh disa filmime për t’i hedhur në format DVD. Në video dukeshin 10 burra, përfshirë këtu edhe gjashtë të arrestuarit, të cilët stërviteshin me armë dhe bënin thirrje për Luftë të Shenjtë (Xhihad). Ajo që ishte shqetësuese për hetuesit amerikanë lidhej me faktin se me fillimin e përgjimit gjatë stërvitjes së tyre me armë nëpër pyll, ata diskutonin se si të vrisnin një numër sa më të madh ushtarësh. Asokohe kongresmeni republikan i Nju Xhersit tregoi për prokurorin e shtetit se njëri prej të dyshuarve punonte si shpërndarës picash në bazën ushtarake të Fort Diksit. “Ai shpërndante pica për ushtarët në bazë dhe kjo i kishte dhënë atij mundësinë të njihte terrenin, hyrje-daljet dhe cilat ishin aktivitetet që kryheshin aty. Që në fillim të vitit 2006 filloi vëzhgimi i tyre. Ky grup ishte në vëzhgim prej 16 muajsh dhe janë dokumentuar kur ata praktikonin goditjen në malet Pokono, në verilindje të Pensilvanisë.
Kush janë të arrestuarit për terrorizëm
Katër prej të arrestuarve kanë lindur në ish-Jugosllavi, njëri në Jordani dhe njëri në Turqi. Të gjithë jetonin prej vitesh në Shtetet e Bashkuara. Tre prej tyre jetonin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, dy kishin leje pune, kurse vetëm njëri prej tyre ishte qytetar amerikan. Të arrestuarit, të identifikuar nga letrat e gjyqit me emrat Muhamar Ibrahim Shnefer, Dritan Duka, Elvir Duka, Shain Duka, Serdar Tatar dhe Agron Abdullahu, pasi janë arrestuar një vit më parë, janë “filtruar” me të dhënat që zyra e emigracionit kishte për ta. Duke u ballafaquar me dokumentet e zyrës së emigracionit dhe natyralizimit del se Dritan Duka, Elvir Duka dhe Shain Duka jetonin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pesë prej të arrestuarve jetonin në Çeri Hill të Filadelfias, rreth 20 milje (30 km) larg nga baza “Fort Diks”. Sipas autoriteteve amerikane, ata kishin planifikuar ta goditnin në këtë bazë dhe dëshironin të vrisnin sa më shumë ushtarë që të ishte e mundur. “Fort Diks” është një bazë që përdoret për trajnimin e rezervistëve. Kjo bazë gjithashtu është përdorur për të strehuar refugjatët nga Kosova në vitin 1999. Baza tani ndodhet në gjendje gatishmërie të lartë.
Arrestimi, lobi serb i akuzoi shqiptarët për terrorizëm
Një jehonë e paparë i është bërë arrestimit të katër shqiptarëve nga mediat serbe vitin e kaluar. Kjo vlen, pa përmendur artikujt dhe komentet on-line, ku sidomos personalitete, por dhe njerëz të thjeshtë serbë dhe serbo-amerikanë i akuzuan shqiptarët se kanë prirje ekstreme islamike. Kaq të forta kanë qenë këto komente, sa u desh që një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit ta konsideronte si një “grup të izoluar” dhe që vepronte në mënyrë autonome grupin e gjashtë të arrestuarve. Por as kjo deklaratë nuk e “zbuti” qëndrimin e këtyre komentuesve. Mjafton një kërkim i thjeshtë për atentatin e planifikuar në “Fort Diks” dhe vërehet lehtësisht se pjesa dërrmuese e artikujve, por dhe e komenteve për këtë çështje, i takon kësaj kategorie, që përpiqet të përshtatë në një mënyrë a në një tjetër këtë ngjarje në kontekstin e “terrorizmit islamik”, që sipas tyre gëlon në mesin e shqiptarëve. Gjithsesi, përtej këtyre komenteve, është fakt se ende shqiptarët nuk janë gjykuar, por mbi të gjitha, vetë autoritetet amerikane e kanë mohuar në mënyrë të prerë ekzistencën e ndonjë mbështetjeje për ta nga ndonjë shtet ballkanik apo nga ndonjë organizatë terroriste.
21 Tetor 2008