E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hakmarrja djeg autoveturën BMV

24/05/2005  Korçë- Një automjet, tip BMV, me targë KO 3930 B, është gjetur mëngjesin e së hënës mes flakëve të zjarrit. Nga pronari i makinës mësohet se automjeti ishte parkuar pranë banesës së tij. Flakët e zjarrit kanë mundur të djegin gjithçka në ambientin e brendshëm të makinës, duke e kthyer atë në një grumbull llamarinash. Grupi hetimor, i mbërritur në vendngjarje, pas hetimeve paraprake, ka arritur në përfundimin se zjarri në automjet ishte vendosur nga jashtë, nga persona ende të paidentifikuar për uniformat blu të Korçës. Ndërkohë është marrë në pyetje edhe pronari i BMV, Ervin Shehaj, për të ndihmuar në gjetjen e autorëve të mundshëm, por ky i fundit nuk ka patur ndonjë ide të qartë se cilët mund të ishin ata që kishin vënë zjarrin në automjetin e tij. Në shenjë hakmarrjeje gjatë këtij viti janë evidentuar 5 raste, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me shkatërrim të pronës, pa llogaritur këtu djegien e banesave po për këtë arsye.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›