E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbi 200 automjete të bllokuara nga policia

24/05/2005  FIER – Policia e Qarkullimit Rrugor në Fier, ka filluar inventarizimin e të gjitha automjeteve që janë bllokuar brenda territorit të Drejtorisë së Policisë së këtij Qarku. Çdo muaj nga ana e këtyre uniformave kryhen afërsisht 20 bllokime të mjeteve. Masat me bllokime të mjeteve kanë qenë të parealizueshme, duke pasur si shkak mungesën e hapësirave në territorin e Drejtorisë së policisë. Ky sektor është detyruar që në vend të bllokimit të mjetit, ta zëvendësojë me atë të bllokimit të dokumentacionit. Deri tani numri i automjteve të bllokuara që ndodhen brenda në Komisariat, kapin shifrën 200 mjete. Me një shkresë drejtuar Ministrisë së Rendit dhe konkretisht seksionit të qarkullimit rrugor, kërkohet miratimi për të vendosur fatin e këtyre automjeteve. Ato qëndrojnë të bllokuara, prej viteve 1999 dhe u janë bllokuar personave të ndryshëm, të cilët nuk kanë disponuar dokumentacionin e duhur apo kanë kryer me mjetin ndonjë krim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›