Gjenden të mbjella mbi 2 mijë rrënjë hashash në zonat e thella
12/07/2009 Shkodër, parcelat pa pronar
Bashkëpunimi efikas ndërmjet strukturave të ndryshme të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, në drejtim të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike, ka sjellë si rezultat gjetjen dhe asgjësimin e një sasie të konsiderueshme cannabis sattiva në zonat malore të Shkodrës. Aksioni më i fundit është zhvilluar në fshatin Mazrek të komunës Gur i Zi, Shkodër, nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së qarkut Shkodër në bashkëpunim me komisariatin e policisë Shkodër dhe repartin e F.N.SH-së. Në përfundim të këtij operacioni u bë i mundur, identifikimin dhe asgjësimi i 2826 rrënjëve bimë narkotike cannabis sattiva. Bima e ndaluar ishte kultivuar në parcela të ndryshme të fshatit Mazrek në zona të shpyllëzuara pa pronar. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës, fillimisht u ndërhy për asgjësimin e bimës narkotike në vendin e quajtur “Kodër Shëngjergji” të fshatit Mazrek, komuna Gur i Zi Shkodër. Bima ishte mbjellë në faqen e kodrës në krah të liqenit të Vau-Dejës, ku u gjetën 5 parcela me 630 rrënjë bimë cannabis sattiva. Më pas u ndërhy në vendin e quajtur “Kodër Shëngjergji” të fshatit Mazrek, komuna Gur i Zi, Shkodër, në vend të shpyllëzuar dhe pa pronar të ligjshëm në majën e kodrës. Në këtë vend u gjetën 4 parcela me 1120 rrënjë, bimë me karakteristika të ngjashme me ato të cannabis sattiva. Ndërhyrja e tretë u bë në vendin e quajtur “Meshkalle e Poshtme”, të fshatit Mazrek, komuna Gur i Zi, Shkodër, në vend të shpyllëzuar dhe pa pronar të ligjshëm. Këtu u gjetën 5 parcela me 496 rrënjë, bimë narkotike cannabis sattiva. Ndërhyrja e fundit u bë në vendin e quajtur “Varrezat e Meshkalles së Sipërme” të fshatit Mazrek, në vend të shpyllëzuar dhe pa pronar të ligjshëm, ku u gjetën 6 parcela me 580 rrënjë cannabis sattiva. V. Abdyli
Asgjësimi
Nga ana e policisë u bë asgjësimi me anë të djegies me zjarr i gjithsej 2826 rrënjëve bimë cannabis sattiva, të identifikuara në parcelat e lartpërmendura. U kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe po punohet për dokumentimin ligjor të rasteve në fjalë. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër për veprën penale të “kultivimit të bimëve narkotike”, pa autor. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kanë kultivuar këto bimë narkotike.