Ligj i ri për marrëdhëniet e drejtësisë me të huajt
Ministria e Drejtësisë prezanton në Këshillin e Ministrave projektligjin "për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale". Në këtë projektligj përfshihen njoftimet e personat, njoftimet dhe dorëzimet e urdhrave të autoriteteve gjyqësore, njoftimin dhe dorëzimin e akteve të tjerë të provave. Në kreun e dytë trajtohen format e përgjithshme të bashkëpunimit në marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja. Këtu përfshihet njoftimi i fletëthirrjeve për personin nën hetim, të pandehurin, të dënuarin, ekspertët apo dëshmitarit, dorëzimi i urdhrave gjyqësore apo dokumenteve të tjera, sekuestrimet dhe dorëzimet e sendeve të sekuestruara, pyetjen e personave të thirrur etj. Në kreun e tretë kalohet te format e veçanta të bashkëpunimit gjyqësor me autoritetet e huaja dhe konkretisht tek ekstradimi. Në kreun e katërt trajtohen procedurat për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të gjykatave të huaja dhe në kreun pesë përcaktohen procedurat që ndiqen për transferimin e personave të proceduar.