E Diel, 1 Nëntor 2026

Histori-filologji, përgjysmon numrin e pranimeve me konkurs

16/04/2005  Ja kuotat për degët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Shkencave Sociale, propozimet për kuotat dytësore, trojet dhe part-time

Për konkurset e vitit akademik 2005-2006, Fakulteti i Histoti-Filologjisë ka propozuar gati sa gjysma e kuotave të vitit të kaluar, mos edhe më pak. Kjo për arsyen e vetme, se ky fakultet nuk ka kapacitete, nuk ka salla, as numër pedagogësh për të përballuar këtë numër studentësh dhe të paktën për degët e mësuesisë, tregu i punës është i ngopur. Kështu, vitin e kaluar me gjithë kuotat e trojeve, historia ka patur 130 pranime, ndërsa këtë vit 60 pranime, ku vetëm 52 janë kuota kryesore dhe kështu për çdo degë. Edhe gazetaria, një prej degëve më të kërkuara të këtij fakulteti, kërkon që të ketë këtë vit, një shifër studentësh, sa një e treta e vitit të kaluar. Vjet në këtë departament, së bashku me kuotat me pagesë hynë në shkollë të lartë 120 studentë, ndërsa këtë vit, duke përfshirë gjithashtu dhe ata që hyjnë me pagesë dhe një student nga trojet janë 44 studentë.

Gazetaria

“Është një e treta e pranimeve të vjetshme dhe kjo sepse po punojmë jashtë çdo kapaciteti. Mungojnë sallat si dhe jemi 9 pedagogë për 120 studentë. Eshtë e papërballueshme. Ndërkohë që, këtë vit akademik, ne do të fusim dhe kurrikulat e reja dhe kemi krijuar tre departamente, të komunikimit, marrëdhënieve me publikun dhe gazetarinë. Unë nuk mendoj se tregu i punës është ngopur me gazetarë, pasi është gjithnjë e më tepër në rritje kërkesa për komunikim, si nga insitucionet shtetërore dhe ato private, ndërkohë dhe mediat janë në zhvillim, ndërsa gazetarët bëhen shumë shpejt, por amortizohen po aq shpejt. Nuk ka gazetarë që të punoj në këtë profesion më tepër se 10 vjet. Pra, gjithnjë ka nevoj për gazetarë“, thotë pedagogu i degës Gazetari, Henri Çili.

Për degët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Shkencave Sociale janë ruajtur të njëjtat shifra pranimesh si vitin e kaluar akademik.

Përsëri kuota me pagesë

Edhe këtë vit do të ketë kuota dytësore me pagesë. Sipas ligjit, çdo fakultet ka të drejtë të pranoj dhe studentë me pagesë, të cilët vijnë fill, pas plotësimit të kuotave dytësore, pra aty ku prihet vija e fituesve. Kjo shifër është sa 10 për qind e kuotave kryesore. Vitin e kaluar si në këtë përiudhë, rektorët vendosën që të mos propozonin kuota dytësore, pasi nuk kishte kuptim që ai që ishte fituesi i fundit me kuotat parësore të mos paguaj dhe një pas tij të paguaj. Megjithatë pas shpalljes së fituesve, duke qenë se presioni dhe kërkesa ishte tepër e lartë, Rektorët e Universiteteve kërkuan që të propozonin kuotat dytësore dhe qeveria i miratoi, duke qenë se kjo e drejtë njihej edhe me ligj.

Propozimet e kuotave kryesore, dytësore dhe të trojeve për vitin akademik 2005-2006.

Fakulteti kryesore dytësore Trojet Korespondenc Totali Hist-Filologji 195 22 7 450 674

Histori 52 6 2 150 210

Gjeografi 52 6 2 150 210

Gjuhë-Letërsi 52 6 2 150 210

Gazetari 39 4 1 44

Fak.Gjuh. Huaja 550 24 8 582

Anglisht 140 14 5 159

Italisht 110 10 120

Frëngjisht 100 100

Gjermanisht 90 90

Rusisht 30 30

Greqisht 50 50

Turqisht 30 3 33

Fak.Shken.Natyrore 447 46 27 130 650

Matematikë 100 10 5 50 165

Fizikë 100 10 10 120

Biologji-Kimi 63 7 5 50 125

Kimi e Përgjithshme 40 4 1 45

Kimi Ushqimore 39 4 2 45

Kimi Industriale 39 4 2 45

Informatikë 66 7 2 30 105

Fak.Shkenc.Sociale 334 32 14 380

Punë Sociale 86 10 4 100

Filozofi-Sociologji 88 8 4 100

Psikologji 89 8 3 100

Shkecat Politike 71 6 3 80

Fak.Mjekesise 278 32 10 320

Mjekësia 176 20 4 200

Stomatologjia 51 6 3 60

Farmaci 51 6 3 60

Fak.Drejtësisë 294 30 6 330

Drejtësi 294 30 6 330

Fak.Ekonomik 820 82 30 932

Admin - Biznes 360 36 10 Pa konkurim 406

Ekonomiks 50 5 5 60

Financë 360 36 10 406

Informatikë Ekonomike 50 5 5 60

Fak.Infermierise 300 30 20 350

Universiteti 3218 298 122 580 4218

Kuotat e pranimeve për UT-në në vitin shkollor 2004-2005

Histori 130

Gjeografi 100

Gjuh.let 130

Anglisht 170

Frengjisht 100

Italisht 120

Gj.sll.ball 30

Gj.le.grek 50

Gj.Turke 30

Matemati. 120

Fizike 120

Mat-Fiz

Bio-kimi 70

Kim. Pergj 50

Ki.Ushq 50

K.industri. 50

Informatik. 100

Gazetari 100

P.sociale 120

Filoz-soc 120

Sh.politike 80

Drejtesi 300

Mjeksi 200

Stomatol. 60

Farmaci 60

Infermieri 333

Admin.biz. 350

Ekonomist 70

Financ 350

Marketing 70

Shënim: Sikundër konfirmon dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Kudret Çela, Këshilli Administrativ i këtij fakulteti para tri ditësh ka vendosur të propozoj hapjen e sistemit me kohë të pjesëshme edhe në këtë degë, me 200 vende. Duke qenë se ky propozim është bërë më pas nuk është përfshirë në tabelën përkatëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›