Fillon shpërndarja e formularëve të legalizimit
08/02/2005 Bashkia: Tre janë zonat me informalitet më të lartë
SHKODËR – Dje, në Shkodër, filloi punën për shpërndarjen e formularëve komisioni për regjistrimin e banesave në zonat informale. Sipas studimeve që kanë bërë specialistë nga Tirana, kryeqendra e veriut, Shkodra, është përcaktuar si një nga zonat me shtrirje informale shumë të madhe në raport me popullsinë. Ky fakt ka nisur të duket qartë që në fillim të viteve ‘90-të, kohë kur filloi dhe ardhja e banorëve në mënyrë të pakontrolluar nga zonat malore në drejtim të Shkodrës. Megjithatë Bashkia e Shkodrës është larg përcaktimit të saktë të numrit dhe të zonave informale, kjo edhe për faktin se shtrirja informale e banorëve është e përhapur në të gjithë qytetin.
Lidhur me këtë problem, kryetari i Bashkisë Shkodër, Artan Haxhi, u shpreh dje se, “aktualisht jemi munduar të përcaktojmë zonat më të prekura nga ky fenomen dhe kemi dalë në konkluzionin se 3 janë zonat informale më të theksuara, zona industriale, ish-Zooteknika dhe stacioni i trenit”.
Megjithëse akoma nuk është bërë një numërim i saktë i banorëve të ardhur në qytetin e Shkodrës, shifra aktualisht llogaritet në rreth 30 mijë vetë. Kjo shifër ka dalë edhe si rezultat i krahasimit të numrit të popullsisë, ku mund të përmendet se në fund të viteve ‘80-të numëronte rreth 80 mijë banorë, ndërsa sot mendohet të jetë rreth 120 mijë banorë.
Specialistët e fushës përkatëse mendojnë se kjo shifër tregon një rritje të madhe të popullsisë brenda një afati të shkurtër kohor dhe e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i ardhjes së banorëve nga zonat malore dhe fshatrat përreth.
Për t’u marrë me procesin e regjistrimit të zonave informale Bashkia Shkodër ka hapur një zyre të posaçme si dhe ka miratuar një strukturë që do të ketë në përbërje një arkitekt, dy inxhinierë ndërtimi si dhe një jurist. Hapi i parë, që filloi ditën e djeshme, është shpërndarja e një formulari, ku çdo kryefamiljar, që ka bërë ndërtim pa leje, do ta plotësojë atë për të kaluar më pas në fazat tjera. Vlera e këtij formulari është përcaktuar nga Këshilli Bashkiak dhe është miratuar që të jetë 1000 lekë. Në këtë formular, personat e interesuar duhet të japin dhe të dhënat personale. Në këtë mënyrë, me anë të këtij formulari, do të jetë e mundur që të përcaktohen saktë të gjithë të ardhurit në qytet dhe do të ketë informacion për ndërtimet pa leje si dhe për legalizimin e atyre banorëve, që nuk janë regjistruar më parë.