Qytetarët do të përfitojnë më pak ndihmë ekonomike
08/02/2005 Bashkisë së Shkodrës i shkurtohet buxheti
SHKODËR - Bashkia e Shkodrës zihet ngushtë nga qeveria, e cila ka zvogëluar buxhetin për ndihmën ekonomike. Burime brenda Bashkisë bëjnë të ditur se ky buxhet është ulur me mbi 12 për qind, ose e llogaritur ndryshe me rreth 5.5 milionë lekë të reja më pak se sa ishte parashikuar në fund të vitit. Në këtë mënyrë kjo Bashki është e detyruar të zvogëlojë ndihmën ekonomike që do t’u jepet familjeve që e përfitojnë.
Të dhënat e Bashkisë tregojnë se para këtij viti familjet me dy anëtarë përfitonin 27 mijë lëkë të vjetra, ndërsa tani në vend që të rritej ata do të marrin 23 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që vlera maksimale që përfiton një familje me shumë anëtarë nuk i kalon të 40 mijë lekët e vjetra. Aktualisht në Bashkinë e Shkodrës figurojnë të regjistruar 6140 familje që trajtohen me këtë ndihmë.
Vazhdimisht Banka Botërore dhe qeveria kanë kërkuar që të kihet kujdes në përzgjedhjen e familjeve përfituese si dhe të shkurtohet numri i tyre, pasi mendohet se ka familje që e përfitojnë këtë ndihmë padrejtësisht dhe numri i tyre është më i madh sesa duhet të jetë realisht. Sipas studimeve që ka bërë Banka Botërore, familjet që kanë nevojë të trajtohen me ndihmë ekonomike nuk e kalojnë shifrën 4 mijë, madje, po të bëhet një verifikim më i hollësishëm në terren, ky numër është edhe më i vogël.